Qarku elektrik shkrumbon makinen, shpeton i zoti
E Marte, 02 Mars 2010
Qarku elektrik shkrumbon makinen e parkuar, shpeton shoferi. Ngjarja ka ndodhur disa dite me pare ne qytetin e Pogradecit, ne lagjen nr. 3, kur policia eshte njoftuar per djegien e nje mjeti tip "Lancia", me ngjyre blu dhe targa AG356LV, ne pronesi te Klodian K., 30 vjec. Punonjesit e repartit zjarrfikes kane mundur te shuajne flaket, kurse grupi hetimor mori ne pyetje pronarin e makines per te zbuluar nese ishte nje akt i qellimshem apo aksidental. Nga veprimet e para procedurale dhe mendimi paraprak i ekspertit te repartit zjarrfikes rezulton se ngjarja ka qene aksidentale, pasi shkaku i zjarrit eshte nga masa ne sistemin elektrik te automjetit te djegur. Gjate kontrollit nuk jane gjetur gjurme eksplozivi apo lende djegese.