PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Gruaja rreh burrin pas divorcit


E Marte, 02 Mars 2010

Durres- Nuk ka vetem burra te "forte", por edhe gra te dhunshme. Nje denoncim i rralle eshte depozituar ne Komisariatin e Durresit mbremjen e se dieles, ku nje 41-vjecar kerkonte mbrojtjen e policise pasi ishte kercenuar me jete nga bashkeshortja e tij, qe madje kishte tentuar ta vriste me thiken e bukes. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen nr. 6 te qytetit bregdetar dhe shkak eshte bere mosmarreveshja mes ciftit qe kishte nisur prej kohesh. Burime zyrtare konfirmuan ngjarjen dhe bene me dije se moren nen akuze 37-vjecaren me inicialet V. Rr. Nga hetimi i kryer rezulton se prej pak muajsh cifti ishte ndare, por jetonte ne te njejten shtepi pas vendimit te gjykates. Po dje ka nisur hetimi edhe per nje 58 vjecar po nga Durresi, qe eshte denoncuar nga bashkeshortja per dhune fizike dhe psikologjike.

Konfliktet mes bashkeshorteve V. Rr. dhe Sh. Rr., kishin nisur vite me pare, derisa perfunduan me nderhyrjen e policise dhe me pas gjykates, qe i ka divorcuar. Por debatet nuk jane ndaluar, duke kaluar deri ne kercenime per jete. Dhe kete here ka qene ish-bashkeshorti qe ka denoncuar gruan e tij ne polici per dhune fizike dhe kanosje me jete. Policia tha se 37-vjecarja do te hetohet ne gjendje te lire pas shoqerimit, teksa ka pretenduar se ish-bashkeshorti vazhdon ta dhunoje dhe i duhej te vetembrohej. Sipas 41 vjecarit, dy dite me pare, ish-gruaja pas nje konflikti e ka kanosur me thike buke. Per fat te mire sherri ka perfunduar pa te lenduar, kurse policia mori ne pyetje te dyja palet dhe dosjen ia kaloi dje prokurorise.

Po ne fundjave, ne Komisariatin e Durresit konfirmohet nje tjeter denoncim i bere nga 55- vjecarja me inicialet F. K., banuese ne lagjen nr. 3. Nena e tre femijeve ka kerkuar mbrojtje policore nga bashkeshorti i dhunshem 58-vjecar me inicialet N. K. Sipas rrefimit te gruas, shkaqet e grindjeve kane qene banale dhe burri e rrihte here pas here. Grupi hetimor ka plotesuar kerkesen e padise per urdher mbrojtje nga gjykata.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika