PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Zhduket 21-vjecarja nga Vlora, prinderit denoncojne ne Tirane


E Marte, 02 Mars 2010

VLORE- Nje vajze 21-vjecare nga Vlora rezulton e humbur prej javes se kaluar, kurse prinderit denoncuan diten e diel ne Komisariatin nr. 3 te Tiranes. Romina Haxhiraj kishte udhetuar nga qyteti bregdetar per ne kryeqytet, me qellim qendrimin tek gjyshja e saj ne rrugen "Don Bosko", por qe prej dites se premte eshte larguar pa asnje adrese. Ngjarja ka vene ne alarm prinderit e saj, qe i tremben nje trafikimi te mundshem, ndaj kerkuan edhe ndihmen policore duke vene ne dispozicion nje fotografi te vajzes dhe karakteristikat e saj. Te dielen e kaluar, vajza eshte larguar nga shtepia pa i njoftuar dhe me pas i ka telefonuar se ndodhej ne Tirane, ne shtepine e gjyshes. Aty ka qendruar deri te premten dhe me pas ka humbur gjurmet. Gjyshja ka njoftuar prinderit e 21-vjecares, por ata i kane thene te moshuares se Romina nuk ishte kthyer. Denoncimi nga familjaret fillimisht eshte bere ne Vlore dhe me pas ne Komisariatin nr. 3, ne kryeqytet. Prinderit bene apel per kedo qe mund ta kete pare 21-vjecaren, pasi deri me tani nuk kane asnje lloj informacioni per te. Mesohet se vajza nuk kishte probleme shendetesore apo mendore dhe eshte e vetedijshme per veprimet qe kryen. Burime policore thane se po hetojne edhe nje trafikim te mundshem, apo njohjen e Romines me ndonje djale ne Tirane.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika