Shtyp motociklistin e moshuar, arratiset shoferi
E Marte, 02 Mars 2010
Durres- Shoferi i autovetures shtyp motociklistin e moshuar dhe arratiset nga vendngjarja. Aksidenti ka ndodhur ne rrugen automobilistike Kodra e Rrushbullit-Shijak, tek vendi i quajtur "Mulliri i Bullgarit", kur nje makine tip "Benz", me targa te huaja SA939399, me drejtues akoma te paidentifikuar, ka aksidentuar I. K. 58 vjec, banues ne lagjen nr. 14 te Durresit, i cili drejtonte nje motociklete tip "Vaves" 50cc, pa targa. I plagosuri eshte derguar ne spital, ku dhe eshte nxjerre jashte rrezikut
per jeten, ndersa po behen kerkime per kapjen e te
dyshuarit.