PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Tragjedia ne Gramsh, zbulohen 3 trupa


E Marte, 02 Mars 2010

Gramsh- Fund tragjik per tre nga kater te rinjte, qe u zhduken ne greminen e Dobercanit ne zonen e Mollegraboves ne Gramsh. Palombaret e RENEA-s dhe helikopteri i Ministrise se Brendshme, te ndihmuar nga banore familjare, forca te shumta policore dhe autoritetet e zones, kane zbuluar brenda disa oreve diten e djeshme tre trupat e pajete, dy prej te cileve jane nxjerre dhe derguar ne morg per autopsi, kurse i treti deri dje pasdite u deklarua se ndodhej poshte shkembinjve te lumit Devoll. Deri ne mbremje kane vijuar kerkimet per trupin e Elis Soganit 32-vjec, shoferit te mjetit tip kamioncine me targa KO1819B, por pa asnje rezultat. Familjaret identifikuan trupat e dy udhetareve, Petrit Ahmeti dhe Behar Senkollari, 18 dhe 20 vjec, ndersa mendohet se viktima e trete per te cilen eshte punuar qe te nxirrej nga thellesia e lumit ka qene Dritan Balla 38 vjec. Te rinjte ishin banore te fshatit Bratile te komunes Kodovjat te Gramshit dhe udhetonin ne drejtim te Korces, nepermjet rruges se vjeter kombetare qe lidh keto dy rrethe. Qellimi i udhetimit ka qene dergimi i zahireve, jonxhes, farogjereve dhe barit te thate ne fshatrat e Korces, ku dhe e shisnin tek bujqit dhe fermeret. Te rinjte jane nisur oret e vona te mbremjes se shtune ne udhetim, por nje pakujdesi ka nxjerre mjetin nga rruga duke perfunduar fillimisht ne gremine dhe me pas ne lume. Trupat u gjeten shume kilometra larg vendngjarjes, kurse mjeti 1km me tej. Shkak i aksidentit mendohet te kete qene edhe konsumimi i alkoolit ne nje lokal te zones nga kater shoket, por ky fakt do te verifikohet pas autopsise mjeko-ligjore.

Burime zyrtare te Policise se Elbasanit, bene me dije se trupat e gjetur kane qene prane njeri-tjetrit dhe aty mendohet te jete edhe i katerti, qe figuron i zhdukur ne listen e grupit hetimor. Rreth mesdites se djeshme u konfirmua identifikimi i dy personave te pare nepermjet ndihmes se familjareve qe i dalluan nga rrobat e veshura. Ata jane Petrit Ahmeti dhe Behar Senkollari, kurse procesi i identifikimit ka qene i veshtire per shkak te demtimeve te viktimave. Trupi i pare u gjet rreth ores 10:00 te mengjesit dhe nje ore me pas i dyti. Kurse kufoma e trete u zbulua nga palombaret pak pas mesdites, por pati veshtiresi per nxjerrjen si pasoje e rrymes se forte dhe shkembinjve. Kerkimet rinisen rreth ores 07:00 te mengjesit dhe ne ndihme te Policise se Gramshit, mberriten forca te shumta nga Elbasani, palombare nga Tirana dhe nje helikopter i Ministrise se Brendshme.

Kryepolici

Drejtori i Policise se Qarkut Elbasan, Sajmir Muca, tha dje per mediat se forcat e policise ndihmoheshin edhe nga specialiste te ardhur nga Tirana. "Per gjetjen e viktimave ndihmojne dhe forca te RENEA-s nga Tirana, si dhe nje helikopter", u shpreh kryepolici.



Te aksidentuarit:

Dritan Balla 38 vjec

Petrit Ahmeti 20 vjec

Behar Senkollari 18 vjec

Elis Sogani 32 vjec

Te dhenat:

Mjeti me targa KO1819B

Aksi, Kodovjat-Gramsh

Shkak, rruga e keqe, pakujdesia dhe alkooli






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika