PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

KESH ndalon shkarkimet, harta e permbytjeve e njejte


E Marte, 02 Mars 2010

Shkoder- Uji vazhdon te terhiqet nga zonat e permbytura ne Qarkun e Shkodres, por me ritme te uleta, pavaresisht se kushtet atmosferike jane permiresuar ndjeshem qe prej tre ditesh. Nderkohe qe KESH-i njoftoi dje, se ka nderprere shkarkimet nga Kaskada e Drinit, tre hidrocentralet e Komanit, Fierzes dhe Vaut te Dejes. Diten e sotme pritet nje renie e ndjeshme e nivelit te ujit dhe zvogelim i hartes se permbytur ne zonen urbane dhe komuna. Diten e djeshme Shtabi i Emergjencave ne Ministrine e Brendshme njoftoi se nga te dhenat e mbledhura ne terren nga specialistet vendore dhe Drejtoria e Bujqesise, siperfaqja e permbytur ka zbritur ne 5.700 ha toke ose 50 ha me pak nga dy dite me pare. Eshte ulur edhe numri i shtepive nen uje, nga 75 ndertesa ne vetem 56, kurse ato me prezence uji vazhdojne te jene 805 shtepi. Nuk ka pasur me evakuime banoresh dhe nje pjese e tyre levizin sipas intensitetit te prurjeve te lumenjve Drin dhe Buna. Por rruget rurale ne komunat Ana e Malit, Dajc dhe Velipoje, vazhdojne te jene te bllokuara dhe kalohen vetem nga mjetet e ushtrise.

"Per shkak te nivelit te ujit, vijojne te mbeten te pakalueshme aksi i rruges se Obotit ne komunen Ana e Malit dhe aksi rrugor Berdice-Velipoje, tek ura e Gjo Lulit ne Shkoder", njoftoi dje Ministria e Brendshme. Dy akse te tjera rrugore, nga kthesa e Dajcit, tek ura e Shirqit dhe aksi i Gorrices ne komunen Ana e Malit, jane te kalueshme vetem nga mjetet e larta. Ne akset e tjera rrugore nuk paraqitet asnje problem, kurse qarkullimi per ne Velipoje mund te kryhet nga Benti. "Nga strukturat e ushtrise ne bashkepunim me Bordin e Kullimit, po punohet ne perforcim argjinaturash me thase me rere dhe hedhje inertesh, ne Dajc, fshatrat Daragjat, Shirq, ne fshatin Cast te komunes Velipoje dhe Ashte te Bushatit", sqaroi Shtabi i Emergjencave per situaten. Forcat e ushtrise vijojne shperndarjen e ndihmave ushqimore dhe koncentrateve per fshatrat Obot, Gorrice dhe bashkine Shkoder, ndersa jane ne gatishmeri per cdo situate te papritur per evakuim banoresh dhe gjese se gjalle. Behet e ditur se 23 familje ne komunen Dajc dhe 15 familje ne komunen Velipoje levizin nga shtepite e tyre ne menyre periodike ne varesi te levizjes se nivelit te ujerave.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika