PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Rriten sigurimet vullnetare, bien sigurimet per makinat


E Marte, 02 Mars 2010

Pavaresisht se tregu i sigurimeve ne teresi ka shenuar renie, gjate muajit janar eshte vene re nje fenomen pozitiv qe shqiptaret jane ndergjegjesuar per sigurimin vullnetar. Fatkeqesite natyre te tilla, si zjarret dhe permbytjet, i kane shtyre shqiptaret qe te sigurojne pronat, duke ndikuar ne rritjen e sigurimeve vullnetare. Sipas te dhenave per muajin janar primet e sigurimit vullnetar arriten rreth 349 milione leke, ose 10.60 % me shume se ne vitin 2009, por me rreth 42.69 % ulje te numrit te kontratave te sigurimit krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Ndersa, primet ne sigurimet e detyrueshme motorike arriten shifren 286 milione leke, ose rreth 19.51 % me pak se ne te njejten periudhe te vitit te kaluar. Struktura e ka ndryshuar ndjeshem pasi tregu i sigurimeve i siguronte te ardhurat me se shumti nga sigurimet e detyrueshme kryesisht nga automjetet. Termi "sigurim" ne vendin tone ende lidhet me siguracionin e makines, nderkohe qe eshte vene re nje tendence ne rritje per te siguruar pronen, jeten dhe aktivitetin. Te ardhurat nga sigurimet arriten ne fund te 2009 ne rreth 7.8 miliarde leke, ose 11.28% me shume se ne vitin 2008. Gjate vitit 2009 numri i kontratave te sigurimit te lidhura arriti ne 755.669 duke shenuar nje rritje prej rreth 9.83 %, krahasuar me nje vit me pare. Rritja e primeve ka qene ne harmoni me rritjen e numrit te kontratave te sigurimit. Por nderkohe tregu vazhdoi te mbetet serish i orientuar tek sigurimet e jo-jetes qe sollen rreth 90.83 % te vellimit te pergjithshem te primeve, duke i lene sigurimet e jetes me rreth 9.17 % .








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika