PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Kredi pa interes, aplikojne 5.000 fermere


E Marte, 02 Mars 2010

Rreth 5.000 fermere kane aplikuar deri me tani prane Drejtorive Rajonale te Bujqesise, per te perfituar nga subvencioni qe ka vene ne dispozicion buxheti i shtetit per kete vit per interesat e kredive. Burimet zyrtare ne Ministrine e Bujqesise njoftuan dje se ne dhjete ditshin e pare te marsit do te behet vleresimi i aplikimeve dhe shpallja e fituesve te cilet do te njoftohen nga Agjencia e Zhvillimit Bujqesor Rajonal. Ne baze te udhezimit aplikimi per fermeret ka filluar me 15 janar dhe mbyllet me 28 shkurt 2010. Ndonese ne Fletoren Zyrtare botimi eshte bere me 25 shkurt, fuqia ligjore i eshte dhene udhezimit ne momentin qe ai eshte firmosur nga te dy ministrat, ai i Bujqesise dhe ai i Financave. Drejtorite Rajonale te Bujqesise, qe ne fillim te janarit te ketij viti kane nisur punen per lajmerimin e fermereve per fillimin e aplikimeve. Ne zbatim te udhezimit te perbashket te dy ministrive ne muajt ne vijim, do te vazhdojne aplikimet per subvencionim te blegtorise, serave, fermave bio dhe industrise agro-perpunuese nepermjet subvencionimit te normes se interesit per kredi. Gjate ketyre 3 viteve te aplikimit te kesaj mbeshtetjeje, numri i perfituesve eshte rritur ndjeshem nga viti ne vit. Per vitin 2010 fondi per mbeshtetje eshte 15 milione $ dhe afersisht 40 % e tij do te jepet per mbeshtetjen e programit kombetar per ullirin, program i cili do te realizohet sipas studimit te kryer nga MBUMK. Burimet zyrtare te Ministrise se Bujqesise njoftojne se menaxhimi i fondit eshte monitoruar edhe nga organizata te pavarura sic eshte SNV-ja, e cila ka realizuar me qindra intervista me fermere ne te gjithe Shqiperine dhe nuk ka rezultuar asnje ankese ne lidhje me perzgjedhjen dhe financimin e projekteve fitues.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika