"Ujku": Nuk kam qelluar ndaj policise
E Marte, 02 Mars 2010
Tirane- Ish-banori i "Kafazit te Arte", Alban Rexha ka pranuar se ka qelluar me arme, por jo ne drejtim te punonjesve te policise. Para Gjykates se Krimeve te Renda, Alban Rexha ka pohuar se diten e ngjarjes ai dyshonte se ishin duke e ndjekur disa djem dhe per t'i trembur ata, ai kishte qelluar ne ajer. Rexha i ka bere me dije gjykates se nuk ka pasur per qellim qe te qellonte efektivat e policise. Ai i ka kerkuar asaj te lironte tre shoket e tij te arrestuar, duke i perjashtuar nga ngjarja, pasi per te ishte vete pergjegjes. Avokatja mbrojtese i ka kerkuar gjykates caktimin e nje mase sigurie me te bute, sesa ajo e vendosur ne mungese. Pas pretendimeve te te pandehurit, prokurori i ceshtjes i ka bere me dije gjykates, provat qe kishte ne ngarkim te Rexhes. Akuza i ka sqaruar gjykates se ndaj tij nuk ishin lehtesuar rrethanat, per kete arsye duhet te vleresohej e njejta mase sigurie si ajo e vendosur ne mungese. Pas degjimit te te dyja paleve, gjykata vleresoi dje masen e sigurise "arrest me burg" ne ngarkim te Alban Rexhes. Ngjarja per te cilen akuzohet Rexha i njohur me nofken "Ujku", ka ndodhur me 29 dhjetor te vitit 2009, ne rrugen "Irfan Tomini". Sipas Prokurorise se Krimeve te Renda, Alban Rexha dhe tre shoket e tij qe ndodhen tashme te arrestuar, Pajtim Serjani, Shamet Mejdani dhe Enea Gega, nuk i jane bindur shenjes se patrulles se policise per te ndaluar, pro kane qelluar ndaj saj me arme. Tre shoket e Rexhes, u arrestuan vetem disa ore pas ngjarjes, ndersa vete ai u dorezua ne prokurori tre dite me pare, nen shoqerine e avokates se tij Alberta Gega. Prokuroria disponon ne cilesine e proves materiale pervec deklaratave te efektivave te policise, edhe armet e krimit, nje automatik tip model 56 me dy kreher, nje arme pistolete m 54 dhe disa gezhoja. Alban Rexha se bashku me tre shoket e tij akuzohen nga prokuroria e Krimeve te Renda se kane konsumuar vepren penale te "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese", te mbetur ne tentative dhe armembajtjes pa leje.