Sherr ne diskoteke, plagoset me thike shqiptari
E Marte, 02 Mars 2010
Nje sulm me thike ne nje diskoteke ne Alassio te Italise, per pak i ka kushtuar jeten nje 24-vjecari shqiptar. Gjithcka ka ndodhur ne ambientet e nje klubi nate, kur nje person i panjohur ka hyre brenda dhe ka leshuar nje goditje me thike ndaj 24-vjecarit me inicialet A.M. Brenda ne klubin e nates u krijua nje kaos dhe panik tek klientet e tjere. Ky i fundit eshte derguar menjehere ne spitalin "Shen Maria" te Albengas me nje plage ne bark, por qe fatmiresisht nuk i kishte prekur organet jetesore. Emigranti shqiptar 24-vjecar, i cili jetonte prej vitesh ne Kairo Montenotte ne Alassio me dokumente te rregullta, ka pohuar se ishte sulmuar nga nje person i panjohur. Policia eshte njoftuar menjehere me telefon per ngjarjen dhe ka mberritur ne vendngjarje. Policia ka mbledhur deshmi nga kliente te ndryshem ne klubin e nates dhe nga pronaret e saj, por ende autoresia e ngjarjes mbetet mister. Agjentet e policise shpresojne ne identifikimin e autorit nepermjet kamerave te sigurise, te vendosura ne disko. Ende nuk dihet qarte motivi i ngjarjes, por hetuesit dyshojne ne disa pista njera prej tyre mund te jete nje konfrontim mes shqiptaresh, ndersa mendohet se shkak mund te kete qene edhe debati per nje vajze.
Plagosja
Emigranti shqiptar 24-vjecar, i cili jetonte prej vitesh ne Kairo Montenotte ne Alassio me dokumente te rregullta, ka pohuar se ishte sulmuar nga nje person i panjohur. Nje prej pistave te hetimit mund te jete konflikti per nje vajze.