Minxholli: Amerikanet filmuan shperthimin
E Marte, 02 Mars 2010
Redinalda Caushaj
Tirane-I pandehuri Minxholli i ka bere me dije gjykates se momenti i shperthimit eshte filmuar nga administratori i kompanise "SAC", i cili me pas eshte zhdukur. "E gjej me vend, se une si ish-administrator teknik i fabrikes se demontimit, te sjell ne menyre te permbledhur proceset e punes qe jane kryer ne ate fabrike, nga dita e para e punes e deri ne momentin e tragjedise me 15 mars. Municionet kane nisur te grumbulloheshin ne ambientet e brendshme te fabrikes, ne janar te vitit 2008. Pas shkarkimit te municioneve, ka nisur demontimi i tyre. Une nderkohe kisha bere rekrutimin e punetoreve, qe na duheshin per kete proces. Pervec se kaq, gjate gjithe kohes ka qene i interesuar qe punetoret te keshilloheshin nga specialistet per rrezikun e ketij procesi. Ne fazen e pare, kompania "SAC", kishte nenshkruar kontrate me nje kompani greke per tregtimin e barutit. Ne fazen e pare dhe ne fazen e dyte ne asnje moment nuk jam sinjalizuar dhe as kam konstatuar se fabrikes i kanosej nje rrezik te madh. Prandaj ne pergjegjesi te plote, i them gjykates se tragjedia e 15 marsit nuk ndodhi per shkak te atyre karrocave te famshme dhe as per shkak te ndonje objekti tjeter te brendshem, qe ishte ne ambientet e brendshme te fabrikes. Tragjedia eshte shkaktuar nga nje faktor i jashtem. Kete fakt qe nuk arriti ta zbardhte prokuroria, uroj qe gjykata ta coj drejtesine deri ne fund. Eshte per t'u cuditur se si Rod Tejlor, amerikani qe qendronte me Patrik Henrin, administratorin e kompanise "SAC", nuk ka ardhur ne fabrike pikerisht diten e tragjedise. Por, Rod Tejlor, cuditerisht arriti dhe te filmonte shperthimin nga ballkoni i hotelit ku qendronte, duke u zhdukur me pas per drejtesine shqiptare. Filmime keto qe kane dale teper vone dhe jo per shkak te hetimeve te prokurorise",-tha dje Dritan Minxholli.
Deshmia e ish-punetoreve
Dy ish-rojet e fabrikes ne Gerdec, kane treguar dje se i pandehuri Dritan Minxholli kishte dhene urdher per rregullimin e karrocave qe prisheshin. Gjate seances se djeshme gjyqesore, ata treguan para gjykates se edhe diten e ngjarjes ishin kryer rregullime te karrocave perpara shperthimit. Nderkohe qe vete i pandehuri Dritan Minxholli deklaroi se shperthimi erdhi nga jashte fabrikes se Gerdecit dhe jo nga brenda. "Diten e ngjarjes kam qene tek fabrika. Ne oret e paradites nga fabrika kane dale tre karroca te prishura. Me vone, rreth ores 11:30 i njejti burre qe rregullonte karrocat eshte kthyer ne ambientet e brendshme te fabrikes. Pas rreth 20 minutash ka ndodhur shperthimi ne Gerdec", ka deklaruar dje roja ne fabriken e Gerdecit, Fejzi Shehu. Nderkohe qe kolegu i tij, Zigur Canaj, theksoi se "jam punesuar nga nje shoqeri private per ruajtjen e objekteve. Detyra ime ka qene qe askush te mos vidhte materiale nga ambientet e brendshme te fabrikes se demontimit. Une kam pare qe shpesh Qemal Deliu, nje nga punetoret e fabrikes, i merrte karrocat e prishura per t'i rregulluar ne shtepine e tij. Kete pune ai e bente pasi kishte marre urdher nga Dritan Minxholli". Gjate seances se djeshme gjyqesore kane deshmuar te tjere punetore qe kane punuar ne fabriken e Gerdecit, te cilet i kane saktesuar edhe nje here gjykates qe ishin punesuar nga Dritan Minxholli, paguheshin me honorar. Pak para shperthimit, pergjegjesi i fabrikes Minxholli doli nga godina, ndersa sipas deshmitareve kjo ishte nje ore e pazakonte per tu larguar, pasi ai qendronte ne fabrike me teper se ne mesdite. Deshmitaret kane deklaruar se gjate punes kane verejtur pranine ne fabrike te drejtorit te Meicos, Ylli Pinari, ndersa kane theksuar se transportimi i municioneve behej me kamione ushtarake te shoqeruar nga policia ushtarake. Sipas tyre, cdo dite ne fabrike vinin rreth 15 kamione. Deshmitaret kane treguar se diten e shperthimit u salduan jashte fabrikes 3 karroca, qe shperbenin per transportimin e municioneve.