PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Nisma ligjore e PS, per hetimin e 28 qershorit


E Marte, 02 Mars 2010

Ne ligjin nr. 8891 date 2. 5. 2002 "Per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit", behen keto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Ne nenin 4, pika 5 ndryshon si me poshte :

"5. Komisionet hetimore te Kuvendit, bashke me raportin perfundimtar i paraqesin Kuvendit ne seance plenare rekomandime lidhur me nxjerrjen e pergjegjesive institucionale, ndryshime apo miratime ligjesh me qellim ndalimin e fenomeneve negative per shoqerine e shtetin, dhe sipas rastit, njoftimin e prokurorise per vleresimin prej saj sipas procedurave perkatese ligjore".

Neni 2

Ne nenin 4, pas pikes 6, shtohet pika 6/a me kete permbajtje :

6/a. Ne rast se kerkohet ngritja e komisionit hetimor per hetimin e ceshtjeve qe lidhen me zgjedhjet e pergjithshme ose ato te qeverisjes vendore ky komision nuk mund te ngrihet ne rast se kane kaluar:

1) 6 muaj nga dita kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve te pergjithshme te Kuvendit;

2) 3 muaj nga dita kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve per qeverisjen vendore.

Ne cdo rast, veprimtaria e komisionit hetimor per hetimin e ceshtjeve qe lidhen me ligjin per zgjedhjet e pergjithshme ose ato te qeverisjes vendore do te konsiderohet e perfunduar ne kufirin e 24 muajve qe paraprijne diten e mbarimit perkatesisht te mandatit te Kuvendit apo te organeve perfaqesuese dhe ekzekutive te njesive baze te qeverisjes vendore.

Neni 3

Ne nenin 9 pas pikes 3 te ligjit shtohet nje pike 3/a me kete permbajtje :

"3/a. Ne rastet kur objekti i hetimit lidhet me ceshtje te zgjedhjeve te pergjithshme per Kuvendin apo te qeverisjes vendore, shumica e anetareve te komisionit hetimor i perket partise me te madhe te opozites".

Neni 4

Neni 17 i ligjit ndryshohet si me poshte :

"Neni 17

Administrimi i dokumenteve dhe te dhenave te tjera qe ndihmojne hetimet

1. Ne sherbim te hetimeve mbi ceshtjen, komisioni administron dokumente zyrtare, prova filmike si dhe te dhena te tjera qe, ndihmojne ne zhvillimin e hetimeve.

2. Organet kompetente qe i disponojne keto te dhena apo prova jane te detyruara t'ia percjellin zyrtarisht ose vene ne dispozicion komisionit, sipas kerkeses se tij jo me vone se 7 dite nga dita e marrjes se kerkeses.

3. Ne rastet kur objekti i hetimit lidhet me ceshtje te zgjedhjeve te pergjithshme per Kuvendin ose per qeverisjen vendore dhe ne sherbim te hetimeve mbi ceshtjet, shumica e anetareve te komisionit mund te vendose hapjen e nje apo disa kutive te materialeve zgjedhore per te keqyrur, hetuar ose publikuar nje apo disa nga dokumentet zgjedhore dhe/ose hapjen e nje apo disa kutive te fleteve te votimit duke kryer rinumerimin e tyre per efekt te verifikimit te problemeve te mundshme te evidentuara gjate procesit te pasqyrimit te rezultatit te numerimit te votave ne tabelat perkatese te rezultateve.

4. Anetaret e komisionit hetimor, ekspertet e angazhuar prej tij dhe personeli ndihmes i komisionit jane pergjegjes per ruajtjen e sekretit shteteror gjate hetimeve, sipas rregullave te parashikuara ne nenet 159, 160 dhe 161 te Kodit te Procedures Penale".

Neni 5

Dispozite kalimtare

Per zgjedhjet e pergjithshme te 28 qershorit 2009, afati i paraqitjes se kerkeses ne perputhje me nenin 4, pika 6/a te ligjit fillon nga data e hyrjes ne fuqi te ketij ligji".



Rama mbledh sekretariatin, percaktohen rregullat per debatet dhe daljen ne media










Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika