Analistet: Prokuroria mund te beje hetim te thelluar
E Marte, 02 Mars 2010
Drejtori i Institutit te Studimeve Bashkekohore, si dhe analisti Artan Hoxha, u shpreh dje se prokuroria eshte i vetmi institucion i cili mund te ndermarre nje hetim te thelluar dhe kushtetues per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Sipas tij, ngritja e nje komisioni hetimor parlamentar, per te bere punen e prokurorise do te ishte jo vetem antikushtetues, por i padobishem per rezultatin qe mund te prodhonte. Kerkese kjo e bere se fundmi nga Partia Socialiste edhe nepermjet nje nisme konkrete ligjore. Sipas tij, kerkesa e PS-se per kete ceshtje eshte antikushtetuese dhe nje vijimesi i qendrimeve qe socialistet po shprehin prej kohesh duke i kerkuar kryeministrit qe te hape kutite ose te largohet. Ne lidhje me kete ceshtje, Hoxha sjell ne vemendje, rastin e komunes se Ruzhdies, ku prokuroria sipas tij, ka nderhyre per te hetuar mbi parregullsite e konstatuara ne procesin e numerimit. Komenti i tij, vjen ne nje kohe kur Kuvendi i ka futur ne procedure parlamentare shqyrtimin e projektligjeve te Partise Socialiste, qe kerkojne hapjen e kutive dhe rivleresim te votave.