"Ata qe flasim per krize, te ndryshojne syzet"
E Marte, 02 Mars 2010
Jane dyfishuar te ardhurat nga eksportet ne Shqiperi per kete vit. Kryeministri Sali Berisha teper entuziast, tha dje para deputeteve te grupit te tij parlamentar, se per muajin shkurt 2010 duke i krahasuar me muajin shkurt te vitit 2009 kane nje rritje ne ton per eksportet. "Nga 83 mije ton ne vitin 2009 ne 129 mije ton ne shkurtin e vitit 2010. Rritja ne vlere eshte shume me e madhe. Ne rast se eksportet e shkurtit te vitit 2009 kane qene gjithsej 2.2 miliarde leke, eksportet e shkurtit te vitit 2010 jane 4.5 miliarde leke", tha Berisha, duke e vleresuar si nje rritje mbi 100 per qind per mallrat teresisht shqiptare. Sipas tij, nje bilanc qartesisht me pozitiv se sa shkurti i vitit 2009, paraqesin eksporti i mallrave te perpunuara, rieksporti i mallrave te perpunuara apo fason. "Jua dhashe keto te dhena si lajme jashtezakonisht pozitive per ekonomine dhe trendin e saj. Gjithashtu, jua dhashe keto te dhena me qellimin me te mire qe ata te cilit flasin per krize t'i heqin syzet e krizes apo te nderrojne lentet dhe te lexojne realitetin ashtu sic eshte", reagoi kryeministri. Berisha tha se nje realitet i tille, eshte nder me pozitivet, sepse te arrish te dyfishosh vleren e eksportit nga viti 2009 ne vitin 2010 perben nje arritje shume te madhe. Sipas tij, te rrisesh rieksportet do te thote se brendet tona jane jashtezakonisht te vleresuara, sepse Evropa ku ne eksportojme nuk ka dale teresisht nga kriza, nuk eshte se ajo eshte ne kapacitetet e saj maksimale te importeve. "Kjo do te thote se prodhimet tona kapin cilesi te parefuzueshme. Kjo eshte arsyeja qe ka nje rritje te mrekullueshme prej 27 - 28 per qind te rieksportove", vijoi ai.
Pergjigjja
Kryeministri Sali Berisha, i tha dje opozites se kur flasin per krize ekonomike, t'i heqin "syzet" e krizes apo te nderrojne lentet dhe te lexojne realitetin ashtu sic eshte, pasi eksportet e mallrave shqiptare jane rritur me 100 per qind.