PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Koci: PS ne Kuvend, besoj nje kontribut dhe jo per rrogat


E Marte, 02 Mars 2010

Kryetari i Partise Socialiste te Vertete '91, Petro Koci, vleresoi dje se hyrja e opozite ne Parlament ishte nje lajm i shumepritur. Permes nje komunikimi per mediat, ai tha se lajmi do te kishte qene edhe me i bukur nese ky akt do te vinte si pasoje e nje procesi dialogu te pjekur dhe te nxitur nga nevoja e brendshme per normalitet dhe zgjidhje demokratike te situatave problematike vendore. Sipas tij, na duhet t'i jemi mirenjohes komunitetit nderkombetar per ate c'ka ndodhi ne seancen e fundit parlamentare. "Gjendjen aktuale mund ta krahasoj me ngecjen brenda nje tuneli te ndertuar nga dy inxhinieret politike Rama dhe Berisha, tunel qe po shembet dhe ne vec hallit qe na ka zene per te dale prej ku kemi ngecur duhet te zgjidhim edhe se kush e ka fajin prej atyre te dyve", vleresoi Koci. Nderkohe, vijoi ish-deputeti i PS, "nese rezulton se opozita ka hyre ne Parlament vec per te shpetuar mandatet dhe rrogat, atehere kohera edhe me te keqija na presin". Duke folur per negociatat, kreu i PSV '91, tha se Presidentit iu deshen gjashte burra prej Evrope te luante rolin e tij ne krye te shtetit dhe ne krye te dialogut te imponuar, dhe nga ana tjeter ky dialog nuk funksionoi me si dikur mes partive parlamentare, por vec mes dy personave".


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika