PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

PS: Oferta jone, Berisha te pergjigjet


E Marte, 02 Mars 2010

Denis Dedej

Partia Socialiste kerkoi dje nga kryeministrit Berisha, qe te gjeje kurajen te perballet publikisht me te verteten per manipulimin e zgjedhjeve te 28 qershorit, ne rast te kundert do te perballet me popullin opozitar. Deklarata eshte bere nga deputetja socialiste, Valentina Leskaj, e cila permes nje komunikimi per mediat theksoi se kryeministri u fsheh perseri pas gjykatave, per te justifikuar mungesen e vullnetit per zgjidhjen e krizes. "Per muaj me radhe, teksa perballej me vendosmerine e aksionit opozitar per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit, Sali Berisha betohej perpara shqiptareve dhe partnereve nderkombetare se kishte vullnetin dhe deshiren per te gjetur nje zgjidhje permes dialogut", u shpreh Leskaj. Sipas saj, "kur Partia Socialiste e ka hedhur hapin e pare drejt sigurimit te transparences mbi 28 qershorin dhe drejt arritjes se nje marreveshjeje qe do te zgjidhte krizen politike, qe ka paralizuar vendin, kryeministri deshmoi se te gjitha keto deklarata kane qene vec perpjekje te sforcuara per t'u hedhur hi syve shqiptareve dhe nderkombetareve". Ajo tha se selia roze ka pritur keto dite nje pergjigje serioze per oferten e bere javen e shkuar ne parlament, oferte qe i kontribuon zgjidhjes se krizes, po deri sot nuk ka pasur nje te tille. Zyrtarja e larte socialiste theksoi se menyra e sjelljes ne seancen e Parlamentit nga drejtuesit me te larte te PD, reagimi i kryeministrit dhe refuzimi i tij, per te dhene nje pergjigje qe do ta fuste krizen ne rrugen e zgjidhjes, jane prova e qarte e mungeses se vullnetit politik per nje hetim te plote e te pakushtezuar te zgjedhjeve te qershorit. "Me qendrimin refraktar e shperfilles ndaj ofertes vullnetmire, serioze e ligjore te PS, me perpjekjen e sforcuar, per ta futur nismen ne rutinen e kalendarit te Parlamentit, kryeministri ka kontribuar ne radikalizimin e situates", kritikoi qendrimin e kreut te qeverise, Valentina Leskaj. Ajo tha gjithashtu se kriza, eshte prezente dhe e gjithepranuar, ajo nuk zgjidhet kur ben sikur nuk e sheh, zgjidhja e vetme eshte transparenca. Per te, askush nuk duhet te kete frike nga transparenca. "Keshilla jone per Sali Berishen eshte se heret a vone, ai duhet te gjeje kurajen ta perballoje kete frike", perfundoi apelin e saj, anetarja e Kryesise se PS.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika