PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

"Amendamenti i SHISH, antikushtetues"


E Marte, 02 Mars 2010

Partia Socialiste ka vleresuar dje ligjin per Sherbimin Informativ Shteteror si antikushtetues. Permes nje komunikimi per mediat, deputeti socialist Ilir Gjoni, vleresoi se ndryshimet e propozuara bien ndesh me ligje te tjera dhe sidomos me Kushtetuten. Sipas tij, "projektligji, me disa amendamente per te ndryshuar ligjin per Sherbimin Informativ Shteteror, eshte nje perpjekje e radhes e kryeministrit Berisha, per te uzurpuar per interesa politike dhe personale kete sherbim". "Keto ndryshime, prekin kater nene thelbesore te ligjit aktual dhe konkretisht, detyrat e SHISH, ato te drejtorit te tij, statusin e drejtuesve, si dhe bashkepunimin e ketij sherbimi me ato partnere", vleresoi Gjoni, ish-minister i Brendshem. Sipas tij, amendamenti i nenit 3, ku SHISH ngarkohet me detyre te mbroje sigurise kombetare, eshte i gabuar dhe antikushtetues, pasi ketij sherbimi nuk i jepen mjete ligjore, per nje funksion te tille. Ai tha, sipas Kushtetutes dhe ligjit organik te SHISH, ai eshte organ informativ qe mbledh informacion per ceshtje qe lidhen me sigurine. "Amendamenti tjeter i ketij neni, ku SHISH mbledh informacion per njohjen, zbulimin dhe parandalimin e korrupsionit te personave qe ushtrojne funksione publike, eshte i panevojshem, pasi ligji ekzistues, nuk e pengon kete sherbim te mbledhe informacion dhe te informoje per kete lloj te veprimtarise kriminale", u shpreh zyrtari socialist. Duke vijuar me tej, ai arsyetoi se nje shtese e tille e deformon objektin e punes se SHISH. Sipas Gjonit, propozimi tjeter per t'u shtuar ne paragrafin c te ketij neni, se SHISH ngarkohet me detyre te mbeshtese veprimtarine e forcave policore dhe agjencive te tjera te zbatimit te ligjit, per parandalimin e krimeve te renda, eshte edhe me i panevojshem, formal dhe me pasoja negative. "Ai synon ta vendos SHISH-in nen vartesine e Policise. Keto dy sherbime, kane objekt pune te ndryshme dhe te pa varura nge njeri tjetri. Ligji ekzistues e parashikon qarte, bashkepunimin e SHISH me institucionet e tjera, perfshi ketu edhe policine", u shpreh zyrtari socialist. Per te, po kaq absurde, eshte edhe shtesa ne paragrafin d, ku SHISH ngarkohet te mbledhe me miratim te kryeministrit, informacion per sherbimet e inteligjences se shteteve te tjera. Duke vijuar me tej analizen e tij, deputeti i PS, tha se "edhe amendamenti, ku SHISH-it i ngarkohet detyre te certifikoje personat, sipas percaktimeve ligjore, eshte shume i pergjithshem, le vend per interpretim te zgjeruar, bie ndesh me ligjin "Per informacionin e klasifikuar", si dhe krijon paqartesi, ne sherbim, ne publik dhe administrate". Gjoni theksoi se i pa argumentuar dhe i paq vend, eshte edhe amendamenti i bere ne nenin pese, paragrafi a, ku drejtori i SHISH eshte pergjegjes per operacionet e SHISH. "Vendosja e afatit te qendrimit ne detyre prej pese vjetesh, me te drejte rizgjedhjeje edhe nje here, te drejtorit dhe Zevendesdrejtorit te SHISH, tregon qellimin e vetem dhe te vertete te ketij projekt ligji, ne plotesim te deshirave te Berishes", perfundoi fjalen e tij, zyrtari socialist.



PS: SHISH, 7 pikat ku shkelet Kushtetuta

1. Amendamenti i nenit tre, ku SHISH, ngarkohet me detyre te mbroje sigurise kombetare, eshte i gabuar dhe antikushtetues, pasi ketij sherbimi nuk i jepen mjete ligjore, per nje funksion te tille.

2. Amendamenti tjeter i ketij neni, ku SHISH mbledh informacion per njohjen, zbulimin dhe parandalimin e korrupsionit te personave qe ushtrojne funksione publike, eshte i panevojshem.

3. Propozimi tjeter, per t'u shtuar ne paragrafin c te ketij neni, se SHISH ngarkohet me detyre te mbeshtese veprimtarine e forcave policore dhe agjencive te tjera te zbatimit te ligjit, per parandalimin e krimeve te renda, eshte edhe me i panevojshem, formal dhe me pasoja negative.

4. Po kaq absurde, eshte edhe shtesa ne paragrafin d, ku SHISH ngarkohet te mbledhe me miratim te Kryeministrit, informacion per sherbimet e inteligjences se shteteve te tjera.

5. Edhe amendamenti, ku SHISH-it i ngarkohet detyre te certifikoje personat, sipas percaktimeve ligjore, eshte shume i pergjithshem, le vend per interpretim te zgjeruar, bie ndesh me ligjin "Per informacionin e klasifikuar", si dhe krijon paqartesi, ne sherbim, ne publik dhe administrate.

6. I pa argumentuar dhe i paq vend, eshte edhe amendamenti i bere ne nenin pese, paragrafi a, ku Drejtori i SHISH eshte pergjegjes per operacionet e Sherbimit Informativ te Shtetit.

7. Vendosja e afatit te qendrimit ne detyre prej pese vjetesh, me te drejte rizgjedhjeje edhe nje here, te drejtorit dhe Zevendesdrejtorit te SHISH, tregon qellimin e vetem dhe te vertete te ketij projekt ligji, ne plotesim te deshirave te Z. Berisha.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika