NATO: Asnje dyshim per legjitimitetin e institucioneve
E Marte, 02 Mars 2010
Asambleja Parlamentare e NATO-s, i pohoi dje kryeministrit Sali Berisha se askush ne komunitetin euroatlantik nuk ka as me te voglin dyshim per legjitimitetin e ketij Parlamenti dhe te qeverise. Duke iu referuar bojkotit te institucioneve demokratike nga ana e opozites, anetaret e Delegacionit te Asamblese Parlamentare te NATO-s theksuan se askush ne komunitetin euroatlantik nuk ka as me te voglin dyshim per legjitimitetin e ketij Parlamenti dhe te qeverise shqiptare. Gjithashtu, parlamentaret e NATO-s theksuan se debati demokratik zhvillohet ne Parlament dhe se bojkoti i institucioneve demokratike eshte nje qendrim i pakuptimte. Gjate nje takimi ne kryeministri me kreun e qeverise, delegacioni i Asamblese Parlamentare te NATO-s, kryesuar nga Sergio De Gregorio, vleresoi se debati duhet zhvilluar ne Kuvend. "Politika nuk mund te nderhyje ne vendimet e gjyqesorit. Debati demokratik zhvillohet ne Parlament dhe se bojkoti i institucioneve demokratike, eshte nje qendrim i pakuptimte", u shpreh De Gregorio.
Gjate takimit u vleresuan edhe reformat dhe arritjet e qeverise shqiptare edhe ne kuader te procesit te integrimit te Shqiperise ne BE. Perfaqesuesit e delegacionit e uruan kryeministrin Sali Berisha per anetaresimin ne NATO. De Gregorio e cilesoi kete proces si kurorezimin e punes se jashtezakonshme dhe i reformave te medha e te suksesshme te ndermarra nga qeveria shqiptare ne te gjitha fushat, per realizimin e te gjitha standardeve te nevojshme ne kete drejtim. Anetaret e Komisionit te marredhenieve transatlantike te Asamblese, perfaqesues te Italise, Frances, Britanise, Spanjes, Portugalise, Polonise etj, kryesuar nga zoti Sergio De Gregorio, u takuan dje edhe me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe zv/kryeministrin dhe ministrin e Jashtem, Ilir Meta. Ata percollen mesazhin nga qeverite e vendeve tyre se vleresojne hapat e medha te Shqiperise dhe se mbeshtetja eshte e plote ne pershpejtim te proceseve integruese. "Mbeshtetja e qeverive tuaja per arritjen e ngjarjes historike te anetaresimit ne NATO, ka qene shume e rendesishme dhe ne shpresojme ne integrimin e afert te te gjitha vendeve te rajonit ne NATO. Edhe pse politika e NATO-s, nuk ka nje lidhje te drejtperdrejte me procesin e integrimit ne BE, do t'u ishim mirenjohes qeverive tuaja edhe per mbeshtetjen per liberalizimin e vizave, e po ashtu edhe per statusin e vendit kandidat", u shpreh Topalli. Po keshtu, delegacioni i NATO-s u prit ne nje takim edhe nga zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem Meta. Gjate takimeve me zyrtaret e larte, ata theksuan gjithashtu se Shqiperia duhet te jete optimiste se, jo vetem liberalizmin i vizave do realizohet se shpejti, por edhe anetaresimi ne BE do te jete i afert.
2 Projektligje Kerkon Partia Socialiste qe te votohen nga Kuvendi, si kushte per rikthimin e saj ne Parlament dhe dhenies fund te krizes politike. Projektet kerkojne ndryshimin e ligjit per komisionet hetimore si dhe lejimin e hapjes se kutive te votimit.
1 Keshille Iu dha nje jave me pare, kreu i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes partive politike, per te dale nga kriza aktuale. Sipas Mevlut Cavusoglu, nese nuk ka nje rruge te mesme, opozita t'i drejtohet per mendim Komisionit te Venecias.
Gjykatat
"Politika nuk mund te nderhyje ne vendimet e gjyqesorit. Debati demokratik zhvillohet ne Parlament dhe se bojkoti i institucioneve demokratike, eshte nje qendrim i pakuptimte", u shpreh De Gregorio.