"Mungesa e marreveshjes, nuk eshte per fajin tim"
Rozeta Rapushi
E Marte, 02 Mars 2010
Kryeministri Sali Berisha, i ktheu pergjigje dje opozites dhe kryetarit te saj, Edi Rama, se nuk eshte kryeministri, fajtori per mosarritjen e marreveshjes para dhe gjate tryezes se Presidentit dhe ne prani te nderkombetareve, por eshte Edi Rama qe refuzoi te gjitha opsionet. Njeheresh Berisha tha se nese ka prova per manipulim te zgjedhjeve, t'i drejtohet Prokurorise se Pergjithshme per hapjen e kutive te votimit. Qarte dhe prere, kreu i qeverise i keshilloi socialistet qe te merren me Prokurorine e Pergjithshme per cdo ankese per zgjedhjet, pasi kerkesat e bera nuk kane lidhje me qeverine. Nderkohe qe nuk ka munguar te akuzoje kreun socialist se ishte Rama ai qe refuzoi marreveshjen qe do te tejkalonte ngercin politik, dhe jo ai. "Te gjitha problemet qe zoti Rama ka me fakte e prova dhe qe implikojne ne nje menyre ose ne nje tjeter hapjen e kutive, t'ia adresoje Prokurorise se Shtetit, e cila ne Shqiperi nuk eshte dege e Ekzekutivit. Dhe Prokuroria e Shtetit, ka te gjitha te drejtat ligjore per te ushtruar te gjitha kompetencat, te cilat ajo mendon se i duhen per te kompletuar hetimin",-tha kryeministri ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar. Sipas tij, ai eshte i gatshem te pranoje edhe nje ankese te tille, pavaresisht se ka skaduar cdo afat per hetimin ligjor te ketyre zgjedhjeve. "Ndaj dhe ne qofte se nuk pati marreveshje, nuk ishte per shkakun tim. Tani duhet te jemi te hapur, ne tryeze u shtrua opsioni tjeter, sepse cfare doli e qarte si kristal, ishte kjo, kerkesa per hapjen e kutive nuk mund te plotesohet pa procedura kushtetuese, ne respekt me vendimet e Kushtetutes. Kjo ishte shume e qarte", vijoi kryeministri. Megjithate verejtjet per kundershtimet e Rames, Berisha u shpreh i gatshem qe te diskutohen projektligjet e PS-se per ngritjen e komisionit hetimor apo hapjen e kutive. "Keto nisma do te trajtohen me seriozitetin me te madh, me angazhimin me te madh, ne perputhje me Kushtetuten dhe ligjet e vendit", tha Berisha, pa deklaruar nese do te pranohen apo votohen ato nga Kuvendi. Ai theksoi edhe nje here, se Rama dhe socialistet, problemet nuk i kane me qeverine, por me gjykatat. Ndaj Berisha tha se nuk eshte ne doren e qeverise hapja apo jo e kutive te votimit. Ndaj kryeministri tha se ai ra dakord me te gjitha sugjerimet qe nderkombetaret bene per te dale nga ngerci politik, por eshte opozita ajo qe nuk bie dakord me rruget kushtetuese te zgjidhjes. "Sa per dijenine tuaj, pa shkuar ne tryezen e Presidentit m'u kerkua: A do te pranoje ti nje te tille per prokurorine? Pa asnje hezitim dhe pa asnje kusht, jam shprehur. Aty ne tryeze u shtrua: A pranoni qe t'i drejtoheni Venecias? Pa diskutim pranoj, nuk kam asnje lloj problemi. Por natyrisht sipas procedurave. Nuk mund qe qeveria t'i drejtohet Komisionit te Venecias per vendimet e Gjykates se vet. Kjo nuk ndodh, pa miratimin e gjykates. Ka nje vendim gjykate dhe duhet ta bejme te qarte kete pasi, nuk duhet shkuar me mendimin si te krijojme blloqe perpara", sqaroi kryeministri.
Shpresa
Kryeministri Sali Berisha, tha dje se uron dhe shpreson qe opozita te jete e pranishme ne te gjitha komisionet, ne seancen parlamentare, ku do te trajtohen me seriozitetin me te madh propozimet e saj, si projektligji ashtu edhe vendimi.