 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Ruci, sot zgjidhet kryetar i Grupit te PS
E Marte, 02 Mars 2010
Gramoz Ruci zgjidhet sot kryetar i Grupit parlamentar te Partise Socialiste, duke zyrtarizuar perfundimisht lojen e forte politike me te cilen Rama kerkon te mposhte kundershtarin e tij politik, Berisha. Ne oren 10.30 te dites se sotme, Grupi i PS do te zhvilloje nje mbledhje te shkurter vetem per te zgjedhur kryetarin, i cili do te jete ne mesdite ndoshta ne Konferencen e Kryetareve, ku Topalli ka bere me dije se do te diskutoje per projektligjin e PS per hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Njeheresh, diten e merkure Grupi i PS do te mblidhet serish per te zgjedhur drejtuesit e tjera, qe gjasat jane qe te jene Majko dhe Brace nenkryetare grupi, Gjiknuri sekretar dhe Arta Dade nenkryetare e Kuvendit. Njeheresh do te percaktohen dhe deputetet qe do te marrin pjese ne delegacionet e perhershme ne strukturat evropiane si dhe ne komisionet parlamentare. Ndersa dje kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, mblodhi sekretariatin dhe nje grup deputetesh qe njihen si bashkepunetore te ngushte te tij, per te vendosur mbi rregulloren e re per grupin parlamentar socialist. Burime brenda ketij takimi, bene te ditur se u ra dakord per disa ndryshime ne rregulloren per deputetet socialiste. Keto ndryshime konsistojne ne rritjen e efikasitetit te punes se grupit, por nuk lihet pa u vene re dhe rritja e kontrollit te deputeteve te Partise Socialiste. Keshtu pra ne rregulloren e re, e cila eshte porositur qe te mos behet publike per mediat, burime nga grupi hartues thane se ka pasur disa ndryshime ne menyren e organizimit. Qe do te thote, tanime nuk do te jete vetem kryetari i grupit parlamentar socialist qe do te flase per ceshtjet, por secili deputetet do te kete hapesirat e tij. Te gjithe deputetet qe do te ndahen sipas komisioneve parlamentare dhe fushave perkatese do te mbrojne qendrimin e Partise Socialiste ne Kuvendin e Shqiperise gjate seancave plenare. Nje tjeter pike e rendesishme e rregullores se grupit ka te beje me aktivitetin e deputeteve socialiste ne media si dhe ne Parlament. Per te gjitha interpelancat qe do te kerkojne dhe kryejne ne Kuvend, per intervistat dhe prononcimet qe do te japin ne media, deputetet e opozites do te analizohen per kontributin e tyre. Burime nga selia roze bejne te ditur se eshte parashikuar edhe nje nen i posacem per procedurat e miratimit ne Kuvend, duke bere qe deputetet te cilet do te japin voten e tyre kunder qendrimit te grupit parlamentar, atehere ai deputet perjashtohet nga partia. D.D
ANALIZA
Per te gjitha interpelancat qe do te kerkojne dhe kryejne ne Kuvend, deputetet e grupit parlamentar socialist, per intervistat dhe prononcimet qe do te japin ne media, gjithcka do te analizohet per kontributin qe japin ne jeten politike.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Topalli, leter Rames per hetimin
- Ruci, sot zgjidhet kryetar i Grupit te PS
- "Mungesa e marreveshjes, nuk eshte per fajin tim"
- NATO: Asnje dyshim per legjitimitetin e institucioneve
- "Amendamenti i SHISH, antikushtetues"
- PS: Oferta jone, Berisha te pergjigjet
- Koci: PS ne Kuvend, besoj nje kontribut dhe jo per rrogat
- SHBA: Pershendesim nderprerjen e bojkotit, nxisim dialogun
- KiE: Opozita, ne Kuvend te marre pjese vazhdimisht
- "Ata qe flasim per krize, te ndryshojne syzet"
- Analistet: Prokuroria mund te beje hetim te thelluar
- Nisma ligjore e PS, per hetimin e 28 qershorit
- Godo: PS te ankohet tek Komisioni i Venecias
- Dade: Vullneti per kutite, s'do te tretet
- PS mbledh deputetet per formatimin e grupit
|
|