Topalli, leter Rames per hetimin
Rozeta Rapushi
E Marte, 02 Mars 2010
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, mbledh jashte radhe Konferencen e Kryetareve, per te shqyrtuar propozimin e Partise Socialiste per ngritjen e Komisionit Hetimor per zgjedhjet. Nepermjet nje letre zyrtare kryetarja Topalli, njoftoi dje kreun e opozites, Edi Rama, se do te mbledhe konferencen posacerisht per te shqyrtuar propozimin e opozites. "Ne mbeshtetje te nenit 7 te ligjit per Organizimin dhe Funksionimin e Komisioneve hetimore te Kuvendit, ne cilesine e kryetares se Kuvendit, kam vendosur te therras Konferencen e Kryetareve diten e sotme, per te diskutuar mbi kerkesen e nje grupi deputetesh te Partise Socialiste", informon Topalli, Ramen. Duke i kujtuar se kjo konference perbehet nga kreret e grupeve parlamentare ne Kuvend, Topalli i shkruan Rames se nese deshiron PS te perfaqesohet, duhet qe ne mbledhje te jete i pranishem kreu i grupit socialist. "Per sa me siper, do te deshiroja pjesemarrjen e kryetarit te grupit parlamentar te Partise Socialiste ne mbledhjen e Konferences se Kryetareve", i kerkoi kryetarja, Edi Rames. Mbledhja do te zhvillohet sot, posacerisht per kerkesen e PS-se, per ngritjen e nje Komisioni parlamentar Hetimor, per te hetuar shkeljet e ligjit te ndodhura gjate pergatitjes dhe zhvillimit te zgjedhjeve te pergjithshme te vitit 2009. Ne relacionin perkates te nismes ligjore, thuhet se permbajtja e objektit te hetimit parlamentar qe duan te kryejme ka lidhje me ceshtje te tilla, si mungesa e zbatimit te ligjit ne lidhje me procesin e numerimit dhe vleresimit te votave, procesin e parregullt te votimit ne qendrat e votimit, mangesite e konstatuara ne perdorimin e teknologjise mbeshtetese te monitorimit ne procesin e numerimit te votave etj. Socialistet kerkojne qe komisioni hetimor te mund te ngrihet edhe ne rastin kur kane kaluar 6 muaj nga dita kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve te pergjithshme te Kuvendit, apo te zgjedhjeve per qeverisjen vendore. Nderkohe qe socialistet kerkojne se ne rastet kur objekti i hetimit lidhet me ceshtje te zgjedhjeve te pergjithshme per Kuvendin ose per qeverisjen vendore dhe ne sherbim te hetimeve mbi ceshtjet, shumica e anetareve te komisionit mund te vendose hapjen e nje apo disa kutive te materialeve zgjedhore per te keqyrur, hetuar ose publikuar nje apo disa nga dokumentet zgjedhore dhe/ose hapjen e nje apo disa kutive te fleteve te votimit duke kryer rinumerimin e tyre per efekt te verifikimit te problemeve te mundshme te evidentuara gjate procesit te pasqyrimit te rezultatit te numerimit te votave ne tabelat perkatese te rezultateve.