PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)
Dashuria e re mesdhetare ngacmon turistet neper bote

Dashuria e re mesdhetare ngacmon turistet neper bote


E Marte, 02 Mars 2010

Sezoni veror turistik 2010 ka nxitur Agjencine Kombetare te Turizmit, te intensifikoje punen per promovimin e turizmit shqiptar qe cilesohet dhe si sekreti i fundit ne Evrope. Drejtorja e AKT Nada Kallciu flet per planet promovuese dhe ndalet ne panairet e njohura nderkombetare ku Shqiperia po merr pjese energjikisht

Promovimi i pasurise turistike shqiptare, shume i rendesishem per te njohur turistet neper bote me vlerat e rralla te vendit tone, nder te paktat ende te paeksploruara ne Evrope, po shnderrohet ne nje objektiv te rendesishem te autoriteteve shqiptare. Ndaj Agjencia Kombetare e Turizmit ne kuader te pergatitjes se promovimit te Shqiperise si destinacion i rendesishem per tregun e turizmit per sezonin turistik 2010 ka pergatitur pjesemarrjen ne Panairet nderkombetare me te rendesishme ne kete fushe.

Me i fundit, ishte ai i pak diteve me pare, Panairi Nderkombetar i Turizmit (BIT), Edicioni i 30-te ne Milano te Italise, eventi me i rendesishem ne fushen e turizmit qe zhvillohet ne vendin pertej Adriatikut. Nada Kallciu, Drejtore e Agjencise Kombetare te Turizmit (AKT), tregon per gazeten "Koha Jone" se kjo eshte nje pune shume intensive dhe pergatitje serioze drejt sezonit turistik 2010. "Prezenca e vendit ne tregjet me te rendesishme nderkombetare te promovimit te produkteve turistike na ben te sigurt per nje sezon turistik te suksesshem", - evidenton Kallciu.

***

Milano, me nje popullsi prej afro 1.8 milione banoresh, dihet se eshte qyteti i themeluar mbi 2600 vjet me pare dhe njihet ne te gjithe boten si nje kryeqender ekonomike, tregtare dhe kulturore. Milano njihet nga shumekush edhe si kryeqyteti boteror i modes dhe si i tille ben qe te jete nder destinacionet turistike me te rrahura te globit. Shqiperia ne panairin e sivjetem te Milanos rikthehej pas pese vjetesh dhe u prezantua me stenden e saj, e ideuar me nje imazh bashkekohor.

Duke u ndaluar ne Panairin e Milanos, drejtorja e AKT, Kallciu sqaron se Shqiperia u perfaqesua me nje stende ne forme ishulli prej 80 metrash katrore, dhe pohon se interesi per vendin tone ishte shume domethenes.

Gjate diteve te zhvillimit te panairit, stenda e Shqiperise pati nje fluks te konsiderueshem vizitoresh dhe prania e mediave me te rendesishme italiane dhe nderkombetare, ishte e vazhdueshme. Panairi terhoqi 153.800 vizitore, prej te cileve 66 per qind operatore turistike, italiane dhe te huaj, si dhe 34 per qind, vizitore te ndryshem italiane dhe nga vende te tjera.

***

Pjesemarrja e Shqiperise ne Panairin Nderkombetar te Turizmit ne Milano u pasqyrua gjeresisht ne mediat kryesore vendase. E perditshmja "La Republica" dhe ajo "La Stampa", dy nder me te medhate ne Itali, evidentuan se Shqiperia cilesohet si "Destinacion i vitit 2010". Per me teper, keto te perditshme i meshuan faktit se turizmi shqiptar po jeton nje ngritje te vazhdueshme duke u perqendruar ne ofrimin e produkteve te ndryshme turistike si turizmi i "diellit dhe detit", si dhe "turizmit kulturor". Kurse duke pohuar faktin se kriza ekonomike ne bote ka kapluar shume sektore ekonomike, perfshire dhe turizmin, evidentojne faktin sipas tyre se turizmi po e ndihmon ekonomine shqiptare te marre nje hov te metejshem, si dhe te ndertoje infrastrukturen duke krijuar keshtu mijera vende pune.

Statistikat nga viti 2005 dhe ne vazhdim, sugjerojne se fluksi i turisteve qe frekuentojne Shqiperine ka shenuar vetem rritje. Por drejtorja Kallciu, siguron se rritja do te vazhdoje te jete serish e larte edhe gjate sezonit turistik te vitit ne vazhdim. Kurse duke u ndalur edhe nje here te promovimi si nje moment shume i rendesishem per te hapur Shqiperine ndaj botes se turizmit, Kallciu tregon se fushata te ndryshme promocionale kombetare, te ngjashme me ato te festave te fundvitit 2009, si dhe spote publicitare ne prag te celjes se sezonit veror turistik 2010, do te jene pjese te tjera te strategjise per turizmin ne vendin tone.

Panairi i Milanos

Panairi i Milanos u zhvillua ne qendren bashkekohore te "Fiera Milano", e cila ka 24 zona ekspozuese. Gjate edicionit te ketij viti BIT-Milano mirepriti mbi 154 mije vizitore, nga te cilet mbi 101 mije ishin operatore te sektorit turistik italiane e nderkombetare.

Shqiperia ne kete panair u prezantua me nje stende prej 80 m2 ne forme ishulli, e cila eshte ideuar me nje imazh bashkekohor. Ky panair eshte eventi me i rendesishem ne fushen e turizmit qe zhvillohet ne Itali. Pjesemarres ne kete event jane tour - operatore, agjenci udhetimi, kompani ajrore nga Italia dhe vende te ndryshme te Europes dhe si i tille eshte nje pike e rendesishme kontakti per bizneset tona, te cilat operojne ne industrine e turizmit por dhe nje shans shume i mire per promovimin e imazhit te Shqiperise.

Prezantimi i AKT

Agjencia Kombetare e Turizmit ne panairin BIT - Milano u prezantua me subjekte qe operojne ne fushen e turizmit ku permendim: Agjencine turistike "Europa Travel", "Albtours D", "Sheraton Tirana Hotel", Drejtoria Rajonale e Kultures Kombetare Tirane.

Ne datat 18 - 19 Shkurt panairi ishte i vizitueshem per tour - operatore dhe datat 20 - 21 Shkurt ishte i hapur per publikun. Gjate diteve te zhvillimit te panairit stenda e Shqiperise pati fluks vizitoresh dhe media te rendesishme.

Edhe ne Panairin e Londres

Pak muaj para panairit te Milanos, Shqiperia u prezantua edhe ne Panairin Nderkombetar te Turizmit, E.T.M. Londer, i cili u zhvillua nga 9 deri ne 12 nentor 2009. Shqiperia ne kete panair u perfaqesua se bashku me subjekte private dhe perfaqesues te pushtetit vendor. Por gjate diteve te ketij panairi, Agjencia Kombetare e Turizmit organizoi edhe nje konference per shtyp me mediat me te rendesishme ne kete sektor si dhe me perfaqesues te "National Geographic Channel", "Eorld Travel Guide", "Eorld Fedaration of Toursit Guide Associations" etj.

Tre panaire te tjera

Agjencia Kombetare e Turizmit, brenda diteve te para te muajit te ardhshem, do te marre pjese edhe ne tre panaire shume te rendesishme, gjithnje ne kuader te promovimit te burimeve te pafundme turistike te vendit tone.

Pas pak ditesh, ne datat 10 - 14 Mars zhvillohet Panairi Nderkombetar i Berlinit, ITB - Berlin, ne Gjermani, ne te cilin vendi yne do te kete stenden dhe programin e posacem.

Gjithashtu Shqiperia do te marre pjese dhe ne Panairin Nderkombetar te Turizmit MITT - Moske, i cili zhvillohet ne datat 17 - 20 Mars 2010, si dhe ka konfirmuar pjesemarrjen ne Panairin Rajonal te Turizmit ne Prishtine ne datat 01 - 03 Prill 2010.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika