PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

"Ne mund ta bejme me mire"


E Marte, 02 Mars 2010

Per here te pare "Neptun", nje nga operatoret me te medhenj te tregut shqiptare te elektroshtepiakeve zhvilloi nje konference shitjesh. Nje aktivitet, i cili kishte ne qender punonjesit dhe ku u prezantua e gjithe filozofia qe kompania ka pervetesuar per te qene sa me prane konsumatorit, ne permiresimin e standardin e jeteses

Pas suksesit te nje kompanie jane gjithmone ata, punonjesit. Nje staf i kualifikuar, por edhe i motivuar eshte garancia se qendrimi ne treg i kompanise do te jete me shume se afatgjate. Me mire se per kedo tjeter kjo vlen per sektorin e shitjeve te kompanise, i cili konsiderohet si nje nga kolonat me te rendesishme ku mbeshtetet

"Neptun". Pikerisht per te prezantuar filozofine e saj, por edhe per te nxitur motivimin tek punonjesit, "Neptun" organizoi nje konference shitjesh. E para e ketij lloji qe organizohet nga nje kompani elektroshtepiake, ne Shqiperi. Ne qender te ketij aktiviteti ishin punonjesit, arritjet e tyre te deritanishme qe kane ndikuar ne permiresimin e vazhdueshem te performances se sipermarrjes. Roli i tyre, nga punonjesi me i thjeshte e deri tek drejtuesit e departamentit konsiderohet per kompanine teper i rendesishem. E nese cdo hallke do te funksionoje si duhet atehere kompania garanton jo vetem suksesin e markes, por edhe besimin e konsumatorit qe eshte nje nga pikat me te rendesishme te operimit ne treg.

Megjithate gjithcka do te ishte e padobishme nese qellimi final nuk do te ishte konsumatori. Cdo strategji,i cdo burim, kapital apo njerezor vihet ne funksion te tij.

Gjate konferences moren pjese drejtuesit me te larte, administrata dhe i gjithe stafi i kompanise. Ne fjalen e tij pershendetese, administratori i rrjetit te dyqaneve "Neptun", Julian Mane, tha se e ardhmja e kompanise do te zhvillohet kah orientimit qe japin konsumatoret, per te bere te mundur ruajtjen e rolit udheheqes qe ka "Neptun" ne treg. "Ne i ndihmojme njerezit te permiresojne standardin e tyre te jeteses. Nepermjet games se gjere te produkteve elektroshtepiake, ne saje te nje rrjeti te konsoliduar shitjesh, mbeshtetjes dhe profesionalizmit te stafit te kualifikuar synojme te sjellim ndryshime pozitive ne jeten e konsumatorit, kushdo dhe kudo qofte ai ", tha z. Mane.

Kjo filozofi eshte perkthyer edhe ne shifra per "Neptun". Jo rastesisht gjate vitit 2009, "Neptun", konfirmoi rritje ne treg, ne nje kohe qe vendet e Ballkanit pesuan nje renie ekonomike ne masen 25 per qind.

Arritjet e pozicionimit te "Neptun" ne treg i dedikohen jo vetem hartimit te nje strategji efikase, por edhe punes se mire operacionale te sektorit te shitjeve.

Per kete gjate konferences u ndane edhe cmime te ndryshme, si "Shitesi me i mire", "Dyqani me i mire etj". Per kompanine motivimi i punonjesve eshte teper i rendesishem, ndaj dhe drejtuesit e kompanise "Neptun", thane se per te arritur objektivat e vendosur do te kete nje permiresim te metejshem te strategjise se investime.

Te sundosh me zgjuarsi

Te operosh ne nje treg ku konkurrenca po behet gjithnje e me e forte, kerkon qe t'i ofrohen konsumatorit ato vlera qe bejne diferencen. " Neptun", fale eksperiences arrin te sjelle ne treg per konsumatorin nje game te gjere produktesh qe perfaqesojne zyrtarisht markat me te njohura te produkteve elektroshtepiake, duke siguruar cilesine dhe cmimet me te mira ne treg. Drejtuesit e kesaj kompanie, gjate konferences, garantuan se kjo game do te zgjerohet akoma me shume per t'iu pergjigjur me mire nevojave gjithnje e me shume ne rritje te konsumatoreve.

Gjate prezantimeve, si nje nga pikat me te forta te "Neptun" u konsiderua edhe rrjeti i dyqaneve, i cili tashme eshte teper i konsoliduar ne treg. Sipas strategjise qe do te zbatohet gjate ketij viti, do te rriten investimet per zgjerimin e prezences, por edhe per permiresimin e sistemit te shitjes, per te qene prane konsumatorit kudo dhe ne kohe.

Kompania garantoi mbeshtetje te vazhdueshme per asistence gjate dhe pas shitjeve per te siguruar mbeshtetje te plote dhe per te mbuluar te gjitha nevojat e klienteve.

Nje gje e tille nuk mund te realizohet pa nje staf te kualifikuar dhe te dedikuar.

Drejtuesit e "Neptun", i japin perparesi trajnimit te vazhdueshem te te gjithe stafit, duke perdorur metoda novatore punesimi, te bazuara ne filozofine e orientuar drejt klientit.

Forcohet prezenca

Viti 20210 nuk do te jete vetem nje sfide per te realizua parashikimet ne rritje te buxhetit te kompanise, por edhe per te qene me prane konsumatorit. Tregu eshte ne ndryshim, klienti po behet gjithnje e me shume kerkues dhe "Neptun" nuk eshte i vetem ne treg. Kesaj filozofie i pergjigjet orientimi i duhur i kompanise ne treg.

Gjate ketij viti eshte parashikuar qe "Neptun" te zgjeroje gjeografine me kater dyqane te reja. Jo rastesisht, kompania ka vendosur ne qender te saj konsumatorin, duke u orientuar nga ai. "Neptun" eshte nje kompani qe i pershtatet ne kohe nevojave te njerezve, me cmimet dhe sherbimin me te mire ne Tirane dhe ne qytetet ku ai operon. Si nje vecori dalluese ne treg eshte edhe marketing.

Koncepti i marketingut te "Neptun", nuk eshte nje leksion i dale nga tendencat e fundit te botes se marketingut, por eshte filozofia qe ndjek gjithmone kompania, ajo e te qenit e besueshme per kedo qe troket ne dyqanet e saj, qe kerkon nje produkt apo nje sherbim. Krijimi i nje marke te besueshme eshte nje proces zinxhir dhe nese nje hallke nuk funksionon ne menyren e duhur, mund te permbyset cdo gje. Tek "Neptun", duket se ky operacion funksionon me se miri, jo vetem ne kryeqytet, por edhe ne rrethe.

Prezenca e kesaj kompanie ne treg ndryshoi rrenjesisht kulturen e konsumatorit, i cili tashme di te perzgjedhe cilesine, jo vetem permes emrit te nje marke boterore, cmimit konkurrues, por edhe sherbimit.

"Neptun" garanton se do te vazhdoje te punoje me frymen e nje skuadre, me vizionin e qarte per te mbetur lider ne tregun e elektroshtepiakeve.

Vizioni i kompanise

"Neptun" ekzistencen dhe vazhdimesine e bazon ne nje moto te thjeshte : "te jete kompania numer nje ne tregjet ku operojme, si ne te ardhura e ne fitim ashtu edhe ne shtrirje gjeografike". Vlerat, mbi te cilat punohet jane forca e vetme me e rendesishme ne kompani per progres, arritje, sukses dhe kenaqesi.

Pese jane shtyllat mbi te cilat kjo kompani operon ne tregun shqiptare. Sherbim cilesor do te thote respekt dhe perkushtim ndaj klienteve. Nje gje e tille realizohet vetem duke punuar me ndershmeri, pra duke qene vetvetja, me pasion, perkushtim, motivimin me zemer dhe mendje, me pergjegjesi. Qe gjithcka te ece ne rrugen e duhur, kompania garanton permiresim te vazhdueshem te filozofise se funksionimit per veten dhe kundrejt klienteve.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika