Godo: PS te ankohet tek Komisioni i Venecias
Rozeta Rapushi
E Hene, 01 Mars 2010
Krizes politike ne vend, mund ti jape nje pergjigje vetem Komisioni i Venecias. Sipas nje prej bashkehartuesve te Kushtetutes, Sabri Godo, ne piken ku kane arritur diskutimet mes pozites dhe opozites, eshte Komisioni i Venecias institucioni i cili mund te jape nje pergjigje apo keshille per situaten politike ne Shqiperi. Teper kritik, Godo, e quajti qendrimin e opozites ne Kuvend aspak serioz, duke folur per "lenie te topit", ne dere kryeministrit te vendit. "Ne kushtet ku ka shkuar diskutimi, Presidenti Bamir Topi, nuk mund te beje me asgje per te zgjidhur krizen. Zgjidhja e vetme mund te vije vetem nga Komisioni i Venecias", tha Godo. Sipas tij, deputetet socialiste treguan mungese te theksuar serioziteti kur shkuan ne Kuvend, vetem per te thene se ia lane topin ne dere kryeministrit Sali Berisha dhe u larguan serish. "Ketu nuk po luhet futboll, por po luhet me fatet e ketij vendi dhe ky qendrim nuk eshte aspak serioz", vijoi Godo. Presidenti i Nderit i Partise Republikane, shprehu ne te njejten kohe cudine se pse deputetet e Partise Socialiste, refuzojne ti kerkojne mendim apo keshille Komisionit te Venecias, kur nje gje e tille eshte bere shpesh nga vendi yne. "Nuk e di pse socialistet po refuzojne qe kete ceshtje ta cojne tek Komisioni i Venecias, duke qene se tashme eshte e qarte se konflikti mes PD dhe PS ketu brenda nuk mund te zgjidhet", vijoi Godo. Ai shprehu bindjen se ne kete ceshtje, tashme negociatori i vetem per dy palet, Presidenti Bamir Topi nuk mund te beje asgje dhe nuk mund ta coje me tej kete ceshtje. Ne keto kushte, Godo sugjeroi se nese nevojitet nje arbiter, atehere nuk ka asnje lloj problemi pse te mos i kerkohet sugjerim Komisionit te Venecias. "Une jam i mendimit se konflikti mes paleve, pra mes maxhorances dhe opozites, mund te degradoje, nese ceshtja nuk i kalon ne dore nderkombetareve. Ajo cka duhet te beje kreu socialist ne kete rast, Edi Rama, eshte qe te mundesoje kthimin perfundimtar te deputeteve socialiste ne Kuvend", theksoi Godo, duke shtuar se kete kane rekomanduar prej kohesh edhe nderkombetaret apo miqte e vete Rames ne Evrope. "Nga qendrimi qe po mban, Partia Socialiste, duket se nuk po merr parasysh as thirrjet e bera nga miqte e saj ne Evrope, duke shkuar keshtu drejte vetizolimit gjithnje e me te madh te partise", kritikoi Godo. Prej kohesh bashkehartuesi i Kushtetutes, i ka kerkuar forcave politike qe te gjejne sa me shpejt te jete e mundur nje zgjidhje mbi situaten politike ne vend, kjo pasi sipas tij, do te ndikoje jo pak edhe ne investitoret e huaj ne vend. Megjithate, ndonese deputetet socialiste, hyne ne Kuvend per te mos humbur mandatin e deputetit, ende nuk eshte i qarte pozicioni i tyre, nese do te vijojne apo jo bojkotin apo do te marrin pjese ne seanca plenare dhe mbledhje te komisioneve.
KE, rihap diskutimet per krizen ne Shqiperi
Keshilli i Evropes, do ti rikthehet serish diskutimeve per situaten e tensionuar politike ne Shqiperi. Perpara celjes se sesionit te ri parlamentar ne 12 mars, do te rihapen diskutimet per situaten e bisedimeve mes PD-PS ne vendin tone. Diskutimet do te zhvillohen ne ditet e para te marsit, para hapjes se sesionit te ri parlamentar ne Strasburg. Ato do te zhvillohen pas kerkeses qe do te ndermarre grupi socialist ne Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes i drejtuar nga Andrea Gross dhe ai i te majteve te bashkuar, Tiny Cox, qe kerkon nje qendrim te ri te Strasburgut pas nderprerjes se bojkotit nga ana e Partise Socialiste. Diskutimi vjen menjehere pas mbylljes se vizites se Presidentit te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, Mevlut Cavusoglu dhe delegacionit te tij ne vendin tone. Ai paralajmeroi se KE do te ndjeke vijueshmerine e negociatave dhe situaten politike ne Shqiperi.