Bajerni fiton ndaj Hamburgut, tani i vetem ne krye
E Hene, 01 Mars 2010
Bajerni i Mynihut fitoi minimalisht, 1-0 ndaj Hamburgut dhe me kete fitore eshte ngjitur i vetem ne krye te klasifikimit. Goli i vetem i ndeshjes eshte shenuar 10 minuta para perfundimit, nga ana e Frenk Riberi. Francezi i dha nje trepikesh te cmuar skuadres se tij, qe e sheh veten dy pike para Bajer Leverkusenit, ne bundeslige. Nje dite me pare Leverkuseni kishte barazuar pa gola, me ekipin e Kelnit. Skuadra e Luis Van Gal rikthehet te fitorja, pas nje ecurie pozitive prej 12 ndeshjeve pa humbje. I vetmi barazim eshte shenuar nje jave me pare me Bokumin. Pas ndaleses jashte fushes, Bajerni rikthehet me nje fitore tjeter te madhe. Skuadra e Van Gal synon qe te arrije edhe ne raundin tjeter te "Champions", ku duhet te kaloje Fiorentinen, qe e mundi 2-1 ne ndeshjen e pare, me qellim qe sezoni te quhet i suksesshem. Objektivi kryesor eshte titulli kampion.