PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Mjafton nje pjese loje per Runin, nje trofe me shume per Mancesterit


E Hene, 01 Mars 2010

Uejni Runi i dha trofeun e pare Djajve te Kuq. Mancester Junajtid fitoi 2-1 ndaj Aston Viles dhe siguroi trofeun e "Carling Cup", fale golit qe shenoi Runi ne pjesen e dyte te ketij takimi. Runi e nisi ndeshjen nga stoli i rezervave, por mjaftuan minutat e fundit per te siguruar nje fitore te madhe ne favor te Djajve te Kuq. Mancester Junajtid po pergatitet per ndeshjen e mesjaves, ne "Champions", ndaj Milanit dhe fitorja e fundit, sipas Aleks Ferguson i jep me shume kurajo dhe besim skuadres se tij. Kjo ishte nje arsye pse Runi e nisi ndeshjen nga stoli. - "Ka shume ndeshje te rendesishme deri ne fund te edicionit, ndaj edhe Runi nuk eshte preferuar qe nga minuta e pare, por luajti nje pjese loje dhe ndihmoi ekipin ne arritjen e nje rezultati pozitiv," - thote Ferguson. Mancester Junajtid pesoi shume shpejt golin e pare, pas pese minutave loje. Milner shenoi nga pika e bardhe, qw e fetoi nga pengimi nga Nemanja Vidic. Ferguson theksoi: " Ishte nje fillim i dobet, madje u ndeshkuam shume shpejt. Majkell Ouen zhvilloi nje pjese te pare shume te mire, por per fat te keq ai doli i demtuar nga fusha," - theksoi Ferguson. Uejni Runi eshte aktivizuar ne vend te tij, ne pjese e dyte te ndeshjes dhe shenoi golin e fitores.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika