PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Interi fiton ne Udine dhe nuk leshon kreun, +4 nga Milani


E Hene, 01 Mars 2010

Kryesuesi i Seria A, Interi, pavaresisht kater lojtareve te pezulluar ne ndeshjen e djeshme ndaj Udinezes, arriti qe te fitonte me rezultatin 3-2. Me kete fitore skuadra e Murinjos nuk ka lejuar Milanin qe te afrohet, duke mbajtur distancen e kater pikeve. Pas tre barazime pa gola, kampionet ne fuqi i jane rikthyer fitores. Per Interin mungonin kater lojtare ne Udine, Valter Samuel, Ivan Kordoba, Esteban Kambiaso dhe Sali Muntari. Gjate barazimit pa gola me Sapdorian, edhe trajneri Murinjo eshte penalizuar dhe nuk e ka drejtuar ekipin nga stoli, ne perballjen e djeshme. Mesfushori Mota eshte zhvendosur per te luajtur ne mesfushe. Udineze, kater pike mbi zonen e renies ne nje kategori me poshte, e nisi mjaft mire ndeshjen. Simone Pepe shenoi dhe kaloi ekipin e tij ne avantazh, pas dy minutave loje. Lojtari i krahut te djathte, Maikon kaloi miqte ne avantazh, dhe Diego Milito shenoi golin e trete dhe te fitores per miqte.

Lojtari qe ka shenuar me shume gola ne Serie A, Di Natale realizoi me je 11-metersh, por Udineze nuk arriti te shmange humbjen ndaj Interit, ne fund. Milani fitoi 3-1 ndaj Atalanes. Kjo e fundit mbete ne zonen e ftohte dhe rrezikon renien ne nje kategori me poshte. Ne "San Siro" Aleksander Pato shenoi shume shpejt, ne fillim te ndeshjes. Sulmuesi brazilian Rondaldinjo pasoi per Paton, i cili shenoi nje dopiete. Valdes shkurtoi diferencen e golave, por Borrilero realizoi edhe golin e trete dhe te fitores.

Juventusi i vendit te katert duhet te fitoje me Palermon, pasi rrezikohet nga NApuli. Keta te fundit ndalen Romen ne barazim 2-2. Gara per nje vend ne "Champions" do te vazhdoje deri ne fund. Xhenoa humbi shansin qe te ngjitej ne nje nivel me Juventusin , sepse eshte mundur me rezultatin 4-3 nga Bolonja. Adailton shenoi nje triplete, nderkohe qe Sampdooria pesoi nje humbje ne fushe te Parmes, me rezultatin 1-0. Kievo pas fitores se djeshme ndaj kaluarit me rezultatin, 2-1 eshte ngjitur ne mes te Seria A. Siena shenoi nje rezultat te pabesueshem ne ndeshjen e djeshme, duke fituar ndaj Livornos, me rezultatin 2-1.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika