Dyshja sulmuese, dilema e madhe e Kuzhe per Irlanden e Veriut
E Hene, 01 Mars 2010
Ekipi tone kombetar sot do t'i bashkohen edhe lojtaret e tjere legjionare, per t'u kompletuar para miqesores se 3 marsit me Irlanden e Veriut. Deri neser kuqezinjte do te kete ne perberje te gjithe te ftuarit e trajnerit, Josip Kuzhe. Grumbullimi i ekipit kombetar ne vigjilje te ndeshjes miqesore, Shqiperi - Irlande e Veriut, ka nisur qe prej dites se djeshme. Lojtaret e grumbulluar nga kampionati shqiptar, te cilet ishin te pranishem ne stervitjen e pare, jane: Vila, Bakaj, Muzaka; Lila dhe Bulku. Stervitja ishte pergjithesisht me pergatitje taktike dhe individuale te lojtareve. Seancat stervitore te perfaqesueses sone do te zhvillohen ne aneksin e ri te stadiumit "Niko Dovana". Ne dy ditet ne vijim stervitja e ekipit kombetar do te zhvillohet me te njejtin program. Perballe Irlandes se Veriut pritej qe te debutonte me fanellen kuqezi edhe mbrojtesi i Bokumit, Mergim Mavraj. Pas fteses, mbrojtesi nuk ka pranuar qe te jete pjese e kuqezinjve, ne vijim te edicionit. Sidoqfte, trajneri Josip Kuzhe do te aktivizoje nga minuta e pare e ndeshjes ata lojtare, qe kane luajtur ndeshjet e fundit, ku sulmi sjell me shume dilema. Pjesa me e madhe e lojtareve kuqezi do te rikthehen pas nje jave plot ngarkese. Lorik Cana ka udhehequr Sanderlendin ndaj Fulhemit, ne Premier Lige, ne nje barazim pa gol. Ne Bundesliga, Lala dhe Kapllani kane luajtur titullar. Ky i fundit pretendon nje vend dhe do te konkuroje me dyshen tjeter te sulmit, Salihi dhe Bogdani, ne miqesoren e 3 marsit. Edhe lojtaret e tjere qe luajne ne Ukraine kane qene gjithashtu te impenjuar ne fundjave me ekipet e tyre.
Seria A
Java e 26-te
Katania-Bari 4-0
Kievo-Kaliari 2-1
Xhenoa-Bolonja 3-4
Lacio-Fiorentina 1-1
Livorno-Siena 1-2
Milan-Atalanta 3-1
Napoli-Roma 2-2
Parma-Sampdoria 1-0
Udinese-Inter 2-3
Inter 58
Milan 54
Roma 51
Juve 41
Napoli 41
Palermo 40
Sampdoria 40
Kaljari 38
Xhenoa 38
Fiorentina 35
Kievo 35
Parma 33
Bari 32
Bolonja 31
Katania 27
Udineze 27
Lacio 25
Livorno 23
Atalanta 21
Siena 20