PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Lala titullar me Hanover, para miqesores me Irlanden e Veriut


E Hene, 01 Mars 2010

Altin Lala eshte aktivizuar titullar ne ndeshjen e djeshme me Hanover 96, ne bundesligen e pare, duke shenuar rikthimin e tij pas nje demtimi te gjate. Lala zhvilloi nje ndeshje te mire, ne mesfushe, por per fat te keq, pavaresisht rasteve dhe kerkimit te fitores qe i mungon skuadres se tij prej me shume se tre muajve, Hanoveri eshte mundur 1-0 nga kampionet ne fuqi, Volsburgu. Pas nje kundersulmi, miqte shenuan 10 minuta para se ndeshja te perfundonte, duke i dhene nje tjeter humbje deshperuese skuadres se Altin lales. Mesfushori shtatshkurter qe thirret me nofken "Xhuxhi" aktivizohet prej me shume se nje dekade ne radhet e Hanoverit. Me humbjen e fundit skuadra e Lales rrezikon renien ne nje kategori me poshte. Lala pas ndeshjes se djeshme ne bundeslige do te niset sot drejt Tiranes, per t'u bashkuar pasdite me kuqezinjte ne stervitjen e Durresit. Perballe Irlandes se Veriut, Lala pritet te kthehet me kombetaren, pas nje viti mungese.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika