PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Tola: Krenar per Shqiperine, mjafton perfaqesimi ne Olimpiade


E Hene, 01 Mars 2010

Skiatori shqiptar Erjon Tola nuk arriti dot qe te shkelqeje ne Lojerat e Dimrit ne Vankuver, por ai gjithsesi ai arriti te perfundoje garen plot dinjitet, teksa pas rrezimit eshte ngritur dhe ka vijuare deri ne finish, si perfaqesues i vetem i flamurin kuqezi. Shqiptari perfundoi garen e pare, ne vend te 63-te dhe te fundit, nje dite para mbylljes, ne vend te 43-te. 23- vjecari i rritur ne Itali beri nje gabim gjate gares dhe kjo i kushtoi edhe me shume, ne rezultatin perfundimtar. Ne perfundim, Tola e mbylli garen pas debutantit nga Gana, Keame Nkrumah, ne garen e djeshme. 54 skiatore nuk e perfunduan garen e fundit nga 101 qe ishin ne fillim. - "Ishte nje gare e mrekullueshme,' - theksoi skiatori i lindur ne Tirane per agjensine "Rojters". - 'Pjesa e pare ishte shume e shpejte, por ishte e rrezikshme dhe e lehte qe te beheshin edhe gabime. Kete une nuk arrita dot qe te shmangja. Bera nje gabim te pafalshem dhe ndaj nuk dola ne vendin qe pretendoja," - shtoi ai. Teksa shume skiatore te tjere nuk e vazhduan me garen, Tola pavaresisht gabimit, e nisi serish ate, per ta mbyllur pas 42 skiatoreve te tjere. - "Pashe edhe nje here nga pista dhe thashe: "Jo, deshiroj qe ta perfundoi i pari garen." Kjo ishte arsyeja pse une vazhdova dhe perfundova garen, sepse ky eshte shpirti Olimpik," - shprehet Erion Tola. "Koha nuk ka rendesi. Per mua mjafton qe ne keto Lojera arrita dhe perfaqesova vendim tim. Isha i vetem nga Shqiperia." Tola zhvilloi nje gare te mire edhe ne Lojerat e Torinos, duke perfunduar ne vend te 35-te. Ne te njejten disipline, ne Vankuver ai e perfundoi garen ne vend te 63-te. - "Une jam i vetmi skiator nga Shqiperia dhe ne krahasim me Olimpiaden qe u zhvillua ne Torino, ishte shume me e lehte dhe me e bukur te garoje," - theksoi ai. - "Ne Torino ishte edhe me e akullt pista," - perfundoi Tola.



Perfundimi

Kanadaja, vendi organizator i Lojerave te Dimrit ka mundur te fitoje me shume medalje ari pas perfundimit te garave, plot 13 te tilla. SHBA-ja kryeson me medalje te fituara ne total, 36 dhe pas saj vjen Gjermania, me 29 medalje te fituara.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika