Kategoria Superiore/ Korcaret fitojne minimalisht me Shkumbinin, 1-0
E Hene, 01 Mars 2010
Dy fitore radhazi para fazes se trete, Skenderbeu nuk eshte me i fundit
Skenderbeu fitoi edhe ndeshjen e dyte te prapambetur me Shkumbinin dhe ngjitet ne kuoten e 21 pikeve, duke hedhur nje hap te rendesishem ne permbushje te objektivit final, qendrimit ne Kategorine Superiore. Tre dite me pare korcaret kishin triumfuar 3-0 ndaj Teutes se Durresit dhe kerkonin nje fitore te dyte me peqinasit. Pas triumfit te djeshem Skenderbeu ka ngjitur nje vend, duke lene pas Gramozint. Mbrojtesi lezhjan Robert Grizha shenoi golin e vetem te ndeshjes per ekipin e Skenderbeut. Kater minuta pas fillimit te lojes te besuarit e Mirel Joses zhbllokuan rezultatin. Pas golit, Josa ka kerkuar qe skuadra e tij te administroje fitoren, duke u mbrojtur vazhdimisht. Ne fund te ndeshjes Roshi doli me karton te kuq, por pavaresisht inferioritetit numerik, Skenderbeu arriti te marre tre pike te cmuara. Presidenca korcare, e perbere nga disa sponsore, ka dhene shperblime per lojtaret, ne rast te cdo fitoreje, me qellim qe te shmanget renia ne nje kategori me poshte. Pas dy fitoreve, ne dy ndeshje radhazi, ekipi i Skenderbeut ka leshuar nje sinjal te forte kercenues, per skuadrat e tjera. Faza e trete nuk do te filloje me ndeshjen, Dinamo-Skenderbeu, cka i jep nje tjeter avantazh skuadres korcare. Edhe kalendari i Kategorise Superiore, per fazen e trete dhe te fundit te ketij edicioni nuk eshte percaktuar, per shkak se dy ndeshjet e prapambetura te Skenderbeut mund te sillnin ndryshime, ne klasifikim.
21 pike
Skenderbeu eshte ngjitur ne vend te parafundit, ne kuoten e 21 pikeve, pas fitores me Shkumbinin duke lene pas Gramozin. Korcaret jane afruar me ekipet e tjera, Kastriotin, Flamurtarin dhe Vllaznine, me te cilat do te rivalizoje per mbijetese, deri ne fund te gares.