PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

"Levis", arrestohen dy persona per kontrabande


E Hene, 01 Mars 2010

Tirane- Dy persona kane rene ne pranga paraditen e djeshme per akuzen e kontrabandes se mallrave. "Levis" u kodua operacioni ne pranga te se cilit rane shtetasit Artur Terziu, 34-vjec dhe Erion Lazimi, 21-vjec, qe te dy me banim ne qytetin e Durresit. Arrestimi i dy personave u be i mundur nga strukturat e hetimeve te krimeve. Sipas policise, keta dy shtetas dyshohet se ne bashkepunim me njeri-tjetrin, fusnin mallra kontrabande nepermjet portit te Durresit dhe me pas i shisnin ato ne kryeqytet, kundrejt shumave marramendese. Ne cilesine e proves materiale policia sekuestroi 2300 pale xhinse te markave te shtrenjta, 1800 bluza te llojeve te ndryshme dhe 1350 canta per femra. Policia po heton per te zbuluar lidhjet e tjera mes dy te arrestuarve. Nderkohe qe, materialet hetimore ne ngarkim te tyre i kaluan per hetime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, per akuzen e "kontranbades se mallrave kryer ne bashkepunim".

Prokuroria kerkon caktimin e mases "arrest me burg"




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika