Aldo Bare kerkon lirine
E Hene, 01 Mars 2010
Tirane- Kreu i "Bandes se Lushnjes", Aldo Bare i drejtohet Gjykates se Larte me dy kerkesa. Pikerisht behet fjale per shuarjen e mases se sigurise dhe pavlefshmerine e akteve ne ngarkim te tij. Pas rrezimit te kerkesave nga Gjykata e Krimeve te Renda, Aldo Bare i drejtohet kolegjeve te bashkuara. Te dyja kerkesat, te cilat mbajne numrat 00119/10 dhe 00121/10 jane regjistruar me daten 28 janar te ketij viti dhe priten qe te shqyrtohen ne ditet ne vazhdim. Ne kerkesen e mases se sigurise mbrojtesi i Bares, Vladimir Mece ben me dije se afatet e kesaj mase sigurie, jane shuar gjate kohes qe klienti i tij ndodhej i arrestuar ne burgjet e Turqise, ne pritje te ekstradimit, pikerisht ne vitin 2008. Sipas mbrojtesit Mece edhe pse klienti i tij ishte arrestuar ne Turqi, eshte mbajtur nen arrest per llogari te drejtesise shqiptare, keshtu qe koha e mbajtjes ne qeli konsiderohet afat paraburgimi. Nderkohe qe ne kerkesen e dyte per pavlefshmerine e akteve hetimore, mbrojtesi i ka vene ne dukje gjykates, nje vendim te marre prej tyre per ceshtjen e Andi Tomes. Avokati i shpjegon gjykates se per dy veprat penale ate te "krijim te organizatave kriminale" dhe "shkaterrimit te prones me zjarr", nuk mund te kishte nisur hetimi, pasi kishin kaluar pese vjet nga kryerja e tyre. Sipas tij, nga fillimi i procedimit, deri ne perfundim te hetimeve paraprake, kemi nje afat te konsumuar prej 1 vit e nje muaji. Si date te rifillimit te procedimit penal, por kesaj radhe me numer te ndryshuar 15, ndaj Aldo Bares, Prokuroria per Krime te Renda Tirane merr daten 31 janar te vitit 2006 dhe ky procedim penal ka zgjatur deri me daten 1 korrik te vitit 2007, pra plot 1 vit e 5 muaj. Avokati Mece shpjegon se te gjitha veprimet procedurale te kryera pas afatit 2-vjecar jane absolutisht te pavlefshme ne mbeshtetje te nenit 128/1/b te K.Pr.Penale. Alfred Shkurti i njohur si Aldo Bare, mban mbi shpine akuza per gati 20 vrasje, te ndodhur ne qytetin e Lushnjes, nderkohe qe akuzohet edhe si urdherues i dhjetera vrasjeve te tjera. Ai u arrestua ne Ankara tre vjet me pare dhe u prit ne gjendje arresti nga shteti turk, ne pritje te ekstradimit. Ndersa kerkohej nga dy shtete, Italia nga njera ane, qe e kerkonte per akuzat e trafikut te droges dhe vendi yne, i cili kishte ngritur dhjetera akuza te renda, kunder kapos se krimit ne Lushnje. Aldo Bare u mbajt ne burg ne Ankara, deri ne momentin kur Apeli e me pas Parlamenti, dhane "OK" per ta ekstraduar drejt Tiranes. Ekstradimi i tij u be ne fshehtesi te plote ne 24 nentor te ketij viti.
Redinalda Caushaj
Akuzat ndaj Bares
Aldo Bare eshte nen akuzen per "vrasjes me paramendim" te shtetasve Genci Kashari, Artur Daja, Xhevat Demiri, Nimet Zenelit, Masar Aliu
"Vrasjes me paramendim" te mbetur ne tentative ndaj Gramoz Selmanit dhe Masar Aliut
"Mbajtjes pa leje te armeve luftarake"
"Shkaterrimit te prones me zjarr" te baneses se Shkelqim Haxhiut
"Organizimit, Financimit dhe krijimit te organizates kriminale"
"Kryerjes se veprave penale nga organizata kriminale"