Trafiku i droges Shqiperi-Itali, pranga gjashte personave
E Hene, 01 Mars 2010
Itali- Shkaterrohet banda qe merreshin me trafik, shitje dhe shperndarje te lendeve narkotike. Policia Italiane ne Forli ka bere te mundur arrestimin e gjashte persona, ku kater prej te cileve ishin shtetas shqiptar. Keshtu ne pranga rane Enkeljed dhe Armir Saliu, 19 dhe 16-vjec, te cilet ishin kusherinj mes tyre, dy vellezerit Andi dhe Blendian Topi, 23 dhe 27-vjec, Ciarochi Mauritius, nje punetor 46 vjec qe jetonte ne Rome, Monte Colombo (Rimini) dhe Maria de Chacon Los Anxhelos, 37-vjece. Sipas te dhenave nga mediat italiane ne krye te trafikut te droge ishin dy vellezerit Topi, nga Shqiperia, te cilet kishin disa vite qe jetonin ne Itali me dokumente te rregullta. Gjate aksionit, i cili eshte kryer ne oret e para te mengjesit te djeshem, policia sekuestroi nje sasi prej 400 grame kokaine, me vere, rreth 35 mije euro, si dhe kater automjete me te cilat dyshohet se kryhej shperndarja e lendeve narkotike. Nga te dhenat paraprake dyshohet se furnitoret e lendes narkotike ishin dy te afermit Enkelejd dhe Armir Saliu, te cilet ne momentin e arrestimit te tyre zoteronin nje sasi droge ne doza, gati per shitje, e cila kishte nje vlere prej 390 euro. Gjate arrestimit te Ciarochi Mauritius, nje punetor qe jetonte ne Rome dhe Monte Colombo (Rimini), policia gjeti dhe sekuestroi nje sasi prej 112 grame kokaine. Nderkohe qe gjate kontrollit te baneses se Maria de Chacon Los Anxhelos, policia italiane gjeti dhe sekuestroi nje sasi prej 9 grame kokaine e paketuar ne 11 doza.
Shperndarja
Furnizimi dyshohet se sasia e droges se gjetur gjashte personave te arrestuar vinte nga Shqiperia dhe me pas shitej ne tregun italian kryesisht ne zonen e bregdetit Gabriele di Taranto, Puglia dhe ne Cervia.