PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Tirana perkujton 200 vjetorin e lindjes se Shopenit


E Hene, 01 Mars 2010

Tirana i eshte bashkangjitur kryeqyteteve te tjera ne bote, duke perkujtuar 200-vjetorin e lindjes se kompozitorit Frederik Shopen. Aktivitetet e organizuara, per nder te tij nga Bashkia, kane nisur me homazhe simbolike ne sheshin perpara Gardes se Republikes, ku ndodhet edhe busti i kompozitorit dhe me pas banda e kryeqytetit luajti pjese te kompozuara prej tij. Kryetari i Bashkise, Edi Rama, tha se ne ditet ne vazhdim do te kete edhe aktivitete te tjera per nder te kompozitorit. "Jam shume i kenaqur dhe krenar qe kremtojme bashke me te tjera kryeqytete te Europes 200 - vjetorin e Frederic Chopin, Vitin e Chopin, si viti i muzikes. Njekohesisht shfrytezoj rastin t'u them te gjithe atyre qe jane me te prirur nga rroku se nga klasikja, qe ta presin me padurimin e merituar kete 14 mars, sepse do te kemi nje shperthim te muzikes rrok brenda dhe rreth e rrotull Bllokut' u shpreh gjate fjales se tij kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama. Ceremonia u shoqerua edhe me nje koncert ne natyre, ku artiste te rinj luajten pjese nga Shopen. Ne fund te aktivitetit, kreu i Bashkise, se bashku me Ambasadoren Polake, zbuluan edhe pllakatin e sheshit qe tashme mban emrin e Frederik Shopen.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika