 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Terhiqet uji, rruget te bllokuara
E Hene, 01 Mars 2010
Shkoder- Uji largohet nga periferia e qytetit te Shkodres, por rruget rurale ne zonen e Dajcit, Obotit, Velipojes dhe Ana e Malit mbeten problematike dhe te kalueshme vetem nga mjetet e renda te ushtrise. Ne baze te te dhenave te grumbulluara nga kreret e njesive vendore dhe Drejtoria Rajonale e Bujqesise, siperfaqja e tokes se permbytur diten e djeshme ishte 5850 ha, ose 300 hektare me pak se diten e shtune. Vetem nje shtepi ka dale nga permbytja, kurse me prezence uji mbetet e njejta shifer, 805 banesa dhe 308 te evakuuar. Ne Dajc jane nen uje 1700 ha toke dhe jane evakuuar 93 familje, kurse ne Velipoje 1200 ha toke dhe 15 familje te evakuara. Ne qytet jane 50 ha toke nen uje dhe 200 familje te larguara nga zona e rrezikut, kurse ne Bushat dhe Berdice ka vetem deme ne 1200 ha toke te permbytur. Rruga kombetare Shkoder-Lezhe-Tirane eshte e zhbllokuar dhe zona e Harkut te Berdices nuk ka prezence uji. Ushtria vazhdon rikonstruksionin e argjinaturave ne Dajc, Darragjat, Shirq dhe Cas, si dhe shperndarjen e ndihmave per familjet e demtuara.
Shtabi i Emergjencave njoftoi se 93 familjet e komunes Dajc levizin nga shtepite e tyre ne menyre periodike ne varesi te levizjes se nivelit te ujerave. "Te gjitha zonat e prekura nga permbytja furnizohen rregullisht me energji elektrike", beri te ditur Ministria e Brendshme dje. Strukturat e Forcave te Armatosura, ne bashkepunim me Bordin e Kullimit Shkoder, vijojne punen per perforcimin e argjinaturave prane zonave te prekura apo te rrezikuara nga permbytja, duke vendosur thase me rere apo inerte te ndryshme.
Strukturat e Forcave te Armatosura po kryejne edhe shperndarjen e ndihmave ushqimore si dhe te koncetrateve per bagetine ne Obot dhe Gorrice te komunes Ana e Malit, e po keshtu ne komunat Dajc, Velipoje, Guri i Zi, Rrethinat dhe Bushat. "Keto struktura jane ne gatishmeri per cdo rast te nevojshem per kryerjen e evakuimit dhe transportimit te banoreve apo te bagetive", njoftoi Shtabi i Emergjencave.
Persa i perket akseve rrugore, te pakalueshme nga automjetet jane aksi i rruges se Obotit ne komunen Ana e Malit dhe aksi rrugor Berdice-Velipoje, tek Ura e Gjo Lulit, ku qarkullimi ndihmohet nga ushtria. Nderkohe jane te kalueshme vetem per mjetet e larta, akset rrugore nga kthesa e Dajcit tek ura e Shirqit, aksi rrugor per ne Pentar, Dajc, dhe per ne Gorrice te Komunen Ana e Malit.
Situata, niveli i ujit bie 20 centimetra
Shtabi i Emergjencave raportoi dje se niveli i ujit ka shenuar renie me rreth 20 cm. Levizja ne komunen e Dajcit te Bregut te Bunes, pjese e se ciles jane disa fshatra problematik, po behet permes tokes me mjete te tonazhit te larte, c'ka po lehteson punen e strukturave te ushtrise ne zbatimin e planeve operacionale ne ndihme dhe furnizim te banoreve te rrezikuar si dhe perforcimin e argjinaturave te lumit Buna. Problem mbetet aksi rrugor i komunes Velipoje, ku ne zonen e Ures Dede Gjo Lulit, niveli i larte i ujit nuk lejon kalimin e automjeteve. Ende i bllokuar nga ujit mbetet totalisht fshati Obot i komunes Ana e Malit, ku komunikimi vazhdon te behet me mjete lundruese, nderkohe qe vihet nje ulje e lehte e nivelit te ujit mbi aksin rrugor Oblike-Obot, ku me veshtiresi kalojne mjete te ushtrise te tonazhit te larte.
Banoret e Shirokes kerkojne demshperblimin
Banoret e Shirokes, zone ne periferi te qytetit te Shkodres, kerkojne demshperblim per demet qe shkaktoi permbytja e muajit janar. Ndonese nje zone e vjeter e ketij qyteti, Ata shprehen se nuk i eshte kushtuar nje vemendje as nga autoritetet dhe as nga donatore te tjere. Megjithese siperfaqja e mbuluar nga uji nuk eshte e madhe, demet ne afro 20 familje jane te konsiderueshme, pasi sipas banoreve niveli i ujit ne permbytjen e muajit janar, ka kaluar 80 cm ne qender te Shirokes. Banoret shprehen gjithashtu se grupi i verifikimit te demeve ka kaluar tek kjo zone vetem pak caste dhe nuk jane pare as pushtetar dhe as donatore te mendojne per 20 familje te permbytura nga uji.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Problemet me shikimin, 1.850 operacione ne Tirane
- ISKSH, regjister kombetar per kontribuuesit
- Sheshi "Skenderbej", i hapet rruga rigjallerimit
- Shfrytezuan lumenjte, mbyllen 21 subjekte
- Studentet iu vene nota pedagogeve
- Vleresimi i pedagogut, qe nga shpjegimi e deri tek sjellja
- Formularet A1 dhe A1z shperndahen ne shkolla
- "Femijet obeze, drejt diabetit"
- Terhiqet uji, rruget te bllokuara
- Tirana perkujton 200 vjetorin e lindjes se Shopenit
- Drejtoret, mesim 4 here ne jave
- Rekord gjetjesh brenda nje nate ne "Njerez te Humbur"
- Provimet e lirimit, shpallen programet e reja orientuese
- Bie niveli i ujit, rriten permbytjet
- Erozioni demton Bogoven, qyteti nje jave pa uje
|
|