PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Aksidente ne Lac e Korce, kater te plagosur rende


E Hene, 01 Mars 2010

Kater te rinj kane mbetur te plagosur rende si pasoje e dy aksidenteve te ndodhura dje ne akset rrugore kombetare Lezhe-Lac dhe Korce-Pogradec. Ngjarja e pare ka ndodhur mengjesin e djeshem ne Lac, ku nje 18 vjecar eshte goditur nga nje mjet kamion teksa udhetonte me nje motociklete. Drejtuesi i kamionit nuk ka qendruar, duke u larguar, kurse i plagosuri u dergua me urgjence ne Spitalin Ushtarak te Tiranes ne gjendje te rende. Aksidenti i dyte ka ndodhur dje pasdite ne afersi te fshatit Vlocisht, kur nje automjet me targa greke qe udhetonte nga Korca ne drejtim te Maliqit ka dale nga rruga duke u perplasur me pas me trasene e saj. Per pasoje drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjeret e tjere kane mbetur te plagosur. Te lenduarit jane Bledi Topciu, Arjan Latifi dhe Ilir Tahirllari. Ne vendngjarje mberriten forcat e policise, ndersa te plagosurit u derguan ne spitalin rajonal te Korces ku ndodhen ne gjendje te rende shendetesore. Sipas policise shkak i aksidentit ka qene tejkalimi i normave te shpejtesise.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika