PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 1 ) Shiko komentet

Rama dhe filozofi Lao Tze


E Hene, 01 Mars 2010

Feti Zeneli

E pyeten njehere filozofin kinez te shekullit VI para Krishtit, Lao - Tze: -Kush eshte i forte? - I forte, - tha Lao Tze, - eshte kush mund te tjeret, i plotfuqishem eshte ai qe mund veten...

Po kreu i Partise Socialiste, Edvin Rama, qe nuk ka mundur as te tjeret dhe as veten, pse po ben prej kaq kohesh rolin e te fortit dhe te plotfuqishmit?

Natyrisht, filozofi i njohur nuk mund te na pergjigjet, pasi ka qindra vjet qe ka shkuar ne boten tjeter, por nje pergjigje e tille nuk eshte e veshtire te jepet sot, jo me nga filozofe te medhenj, por edhe nga qytetare te thjeshte te ketij vendi, te cilet e konsiderojne Edvin Ramen thjeshte "nje te marre". Dhe sic dihet, i marri jeton cdo dite me delirin e te madhit ose te fortit, duke shperfillur me inkoshience realitetin qe ka rreth e qark tij, si nje i "plotfuqishem". Natyrisht, nje i "forte" dhe "i plotfuqishem" qe di te beje vetem keq...

Shqiperia ka 4-5 vjet qe po jeton nje realitet teresisht europian, jo vetem nga pikepamja virtuale por edhe nga pikepamja reale. Eshte nje realitet, i cili ka nje kurbe ngritese, duke filluar nga 2006-a e deri me sot. Gjate kesaj periudhe jane realizuar e po realizohen, jo vetem proceset me te rendesishme integruese, por edhe reformat me te efektshme ne fushen e ekonomise dhe financave shqiptare, qe vendi ka njohur ne keto 19-20 vite tranzicion. Mjafton te kujtojme se ne fund te vitit 2005, Shqiperia ishte "rrezik vdekje" ne gjithcka. Po per te qene sa me koshient ne qendrimet dhe vleresimet tona, eshte mire qe per ceshtje te tilla ta kthejme pak koken pas. Pervec anetaresimit ne NATO, paraqitjes se kerkeses per marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE, performances se shkelqyer ekonomiko-financiare, duke u evidentuar dukshem ne rrafshin nderkombetar, etj., ne 28 qershor te vitit te kaluar, Shqiperia realizoi, sipas OSBE/ODIHR, "zgjedhjet me te mira ne vitet e tranzicionit"; zgjedhje te cilat Partia Socialiste me ne krye Edvin Ramen i humbi qartesisht.

Sidoqofte, rezultati i ngushte i humbjes, i jepte shprese kreut socialist ne ditet e para pas zgjedhjeve se mazhoranca dhe qeverisja e saj do te ishin te dobeta, dhe "ndeshje" me ta mund te kerkohej ne cdo moment. Por kur u arrit marreveshja qeverisese midis Partise Demokratike dhe LSI-se, atehere Rama qe ra "knock down" me kundershtaret politike filloi t'i jap kuraje vetes, se kjo eshte "enderr" dhe jo realitet, duke iu referuar teorise enveriste qe e konsideronte Perendimin "nje tiger prej letre". Kreu i Partise Socialiste, se bashku me disa politikane dhe analiste te tjere afer politikes se bojkotit dhe ndryshimit te pushtetit me dhune po e etiketojne si nje "kurve" Europen dhe Komisionin e Venecias, duke arritur deri tek togfjaleshi enverist se, "nuk kemi nevoje per ta". Tashme nuk ka pike dyshimi, se shpetimin dhe ngushellimin Rama e shikon tek parimi i "mbeshtetjes ne forcat e veta". Dhe kush eshte ky parim ne rastin konkret? Plotesimi i deshirave ekstremiste te anetaresise socialiste dhe shperfillja e keshillave te bashkesise europianiste. Kesisoj Rama ka hallin e kryetarllekut dhe jo te bollekut, politik apo ekonomik qofte ai. Kjo eshte arsyeja qe ai po perdor cdo mjet qe te mos i njoh e t'i injoroj zgjedhjet e 28 qershorit 2009 dhe kete realitet mjaft shpresedhenes per te ardhmen tone europiane, sepse, perndryshe, i rrezikohet karrigia e tij politike. Tashme s'ka asnje dyshim, se alibia e "hapjes se kutive" nuk ka asnje qellim tjeter pervec "mbylljes se kufijve" me Perendimin apo krijimit te kaosit, ku Edvin Rama e sheh veten si "shpetimtar"; njelloj si ish Komitetet e Shpetimit Kombetar ne ngjarjet e '97-es. Vetem keshtu mund te shpjegohet kembengulja e tij per te vazhduar bojkotin dhe protestat ne rruge, duke shperfillur si nje ordiner i vertet komunitetin nderkombetar dhe realitetin shqiptar.

Pse ky qendrim?

Sepse kreu i Partise Socialiste nuk eshte duke bere politike, por duke nxjerre inat me kundershtaret e tij brenda vendit, te cilet e munden paqesisht dhe arbitrin nderkombetar qe ka bere detyren e tij me fituesin, duke i ngritur atij "doren". Ai po perpiqet te ktheje ne syte e publikut shqiptare disa skena katundareske, te atij femijes grindavec, qe kerkon ta rrah shokun e vet, i cili e ka hedhur ate me "tuc" ne toke. Madje, ta rrah ne ate menyre, qe te fusi ne sherr gjithe fshatin, duke i terhequr njerezit nga punet dhe hallet e verteta te tyre. Mbi bazen e nje psikoze te tille, Rama kerkon te "rrahe" qeverine "Berisha" dhe gjithe shtetin, per t'i nenshtruar me dhune revolucionare ata qe nuk i mundi dot me loje te ndershme elektorale.

Dikush i tha Sokratit: -Kater athinas flasin keq per ty. -Te shkretet ata! -u pergjigj filozofi. -Nuk vuajne vetem nga dobesite e tyre, por edhe nga te mirat qe kam une. Nese do te perifrazojme Sokratin, Edvin Rama vuan jo vetem nga veset e tij por edhe nga virtytet e te tjereve. Kreu socialist, i edukuar dhe i mesuar tere jeten e tij me veprime te dhunshme, e konsideron "dobesi" miresjelljen njerezore dhe ate politike, zbatimin e ligjit dhe normave qytetare; gjithcka te drejte e te ndershme. Ai nuk po e kupton ende se, per 6 muaj rresht, qysh nga shtatori i vitit te kaluar, eshte trajtuar si "nje budalla, te cilit nje i mencur i hap gjithnje rruge". Por kjo lloj tolerance, ne rang institucional ka nje kufi, i cili ne kete rast eshte me i afert se sa ne rrafshin qytetar. S'po ndodh asgje tjeter, pervecse, ne nje fare menyre, po i jepet kohe Edvin Rames qe te mposht vetveten apo te qetesoj vetveten, sic i thone ndryshe. Nje aspekt i mposhtjes se vetes apo i deshmise se fortesise, ne rastin konkret, eshte pranimi i realitetit te humbesit si force politike dhe fitores si shoqeri demokratike. Por Rama eshte shume larg ketij realiteti, perderisa ne nje kohe qe Europa thote te pershpejtojme liberalizimin e vizave dhe ritmin e proceseve te tjera integruese, kreu socialist kerkon te pershpejtohet rifillimi i protestave. Egoistet dhe pragmatistet jane njerezit me te veshtire per te mposhtur veten. Ndersa te marret dhe problematiket ne jeten e perditshme nuk japin asnje shprese se mund te mposhtin veten, per shkak se jane peng i veseve dhe veprimeve te tjera cnjerezore. Kjo eshte arsyeja qe Rames nuk i ben pershtypje fakti, se qendrimi bojkotues dhe antiinstitucional i Partise Socialiste pengon liberalizimin e vizave dhe integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian. Madje ai e konsideron si ceshtje "fortesie" nje qendrim te tille, duke mos e kuptuar se po dobesohet gjithnje e me shume, jo vetem ne rrafshin kombetar e nderkombetar por edhe ne rrafshin partiak, si kryetar i Partise Socialiste. Por fatkeqesia e tij qendron ne faktin se nje gje te tille do ta kuptoje vetem atehere kur te bjere si "presh ne toke". Dhe, pas kalimit fragmentar te pragut te Parlamentit shqiptar ne 25 shkurt te ketij viti, kjo dite po afron me shpejtesi per Edvin Ramen...


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika