Bashkepunimi, biznesi i Rajonit mblidhet ne Serbi
E Hene, 01 Mars 2010
Biznesi ne rajon krijon rrjetin e bashkepunimit. Keto dite ne Beograd u mblodh Komiteti Ekzekutiv i Dhomave te Tregtise dhe industrise te Mesdheut, ASCAME. Biznesi i Rajonit mori ne shqyrtim nje sere ceshtjesh qe lidhen me bashkepunimin ekonomik e tregtar te komuniteteve te biznesit te rajonit, ceshtjet qe lidhen me fushen e turizmit, investimeve, energjise, logjistikes, transportit, arbitrazhit, etj. Ne mbledhje foli dhe Kryetari i Dhomes se Tregtise dhe industrise Tirane. Ai beri nje paraqitje te gjendjes ekonomike ne Shqiperi perballe krizes ekonomike e financiare qe ka perfshire kete rajon, fakt qe u theksua dhe nga pjesemarresit. Mbledhja mori disa vendime te rendesishme qe dolen nga komisionet perkatese si dhe aprovoi programet dhe projektet per vitin 2010. U aprovua programi i detajuar i bashkepunimit te ASCAME me Komisionin Evropian per vitin ne vijim, si dhe u vendos qe ne muajin prill ne emer te ASCAME-s nje perfaqesi e saj te udhetoje per ne SHBA me qellim vendosjen e marredhenieve institucionale me qeverine e SHBA, me administraten e Presidentit Obama dhe me Dhomen Amerikane te Tregtise. Gjithashtu Dhoma e Tregtise Tirane do te jete pjese e disa projekteve rajonale ne fushen institucionale, te turizmit, etj.