PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Licenca do te forcohet per bankat dhe lirohet per jobankat


E Hene, 01 Mars 2010

Banka e Shqiperise do te rishikoje rregulloren e licencimit per aktivitet bankare me tendence forcimin e rregullave per te marre licence dhe ne te njejten kohe do te lehtesoje kushtet e licencave per aktivitet financiare jo banka. Keshtu ne strategjine e saj tre vjecare te zhvillimit, Banka e Shqiperise ka shpallur rishikimin e politikes se licencimit mbi bazen e kushteve aktuale dhe te pritshme te sistemit bankar dhe financiar dhe si do te marre ne konsiderate rivleresimin e procedurave te licencimit, me qellim pershpejtimin dhe thjeshtesimin e tyre, vecanerisht per veprimtarine financiare jobankare. Aktualisht licenca per hapjen e nje banka kushton 1 miliarde leke. Gjithashtu rregullat ne aspektin cilesor te aktivitetit bankar jane mjaft te forta. Por duket se, kushtet e lejes bankare do te ndryshohen edhe me tej. Banka e Shqiperise njofton se ndryshimet rregullative behen ne zbatim te kerkesave te ligjit "Per bankat ne Republiken e Shqiperise" (ne vijim, ligji per bankat) dhe ne funksion te perafrimit me direktivat e Bashkimit Evropian dhe standardet nderkombetare per nje mbikeqyrje te efektshme. Ndryshimet rregullative behen duke patur ne fokus analizat e gjendjes, rreziqeve dhe masave per te vazhduar ne menyre konsekuente qendrimin prudencial. Gjithashtu rishikimi i kuadrit rregullativ do te perfshije edhe ligjin "Per bankat" - duke synuar vecanerisht plotesimin e kuadrit te rregullimit te procesit te kujdestarise dhe likuidimit te bankave.








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika