PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Kriza, kredia ne fshat zgjerohet


E Hene, 01 Mars 2010

Pavaresisht se, viti qe shkoi ka qene i veshtire per ekonomine ne pergjithesi, shoqerite e kursim kreditit, (aktivitete jo banka) kane vazhduar rritjen e aktivitetit, duke zgjeruar edhe me shume kreditimin ne Shqiperi me rreth 16 %. Dihet tashme se bankat ne vendin tone nuk e kreditojne zonat rurale dhe kjo mungese sherbimi mbulohet nga disa institute krediti, te cilat ndihmojne fshatin me kredi. Keshtu Unioni i Shoqerive te Kursim Kreditit (SHKK) shtrihet tashme ne 994 fshatra ne 16 rrethe te Shqiperise dhe ka nje total prej 28,235 anetaresh. Te dhenat tregtojne se, gjate vitit 2009, jane disbursuar 7,395 kredi me nje shume totale prej 2,6 miliarde leke. Sipas nje studimi te kryer nga EFSE (Fondi Evropian per Evropen Juglindore) per sektorin financiar rural ne Shqiperi, SHKK-te cilesohen si institucionet qe dominojne tregun e sherbimeve financiare ne zonat rurale. Bankat vazhdojne te jene aspak ose shume pak prezente per shkak te riskut dhe kostove te larta qe paraqet zona rurale ne kuadrin e financimit me kredi. Po nga ky studim, konfirmohet nje nivel i ulet i nderhyrjes me sherbime bankare ne zonat rurale. Me perjashtim te llogarive rrjedhese dhe depozitave te kursimit, sherbimet bankare ne zonen rurale pergjithesisht perdoren shume pak. Keshtu ne kete situate shoqerite e kursim-kreditit ndermjet institucioneve mikrofinanciare dhe bankare qe operojne ne treg, rezulton te kete kredituar numrin me te madh te fermereve dhe sipermarrjeve ne zonen rurale. Gjate dy viteve te shkuara Unioni SHKK eshte renditur ne listen e 20 institucioneve me te mira te mikrofinances ne bote. Ky vleresim eshte bere nga platforma boterore e mikrofinances MIX (www.themix.org), ne baze te kritereve te profitabilitetit, madhesise se aktivitetit, eficences dhe transparences se aktivitetit. Misioni i shoqerive te vogla te kreditit eshte te ofrojne sherbime financiare dhe teknike anetareve te SHKK me qellim promovimin e aktiviteteve prodhuese, permiresimin e nivelit te jeteses dhe nxitjen e zhvillimit ne zonen rurale. Perfituesit jane banore te zonave rurale. Keto lloj programesh jane iniciuar qe ne vitin 1992 si nje program i lehtesimit te varferise financuar nga Banka Boteror. Me vone ne vitin 2002 shoqerite e vogla u bashkuan nen cadren e Unionit SHKK, i cili u transformua ne nje institucion mikrofinance te tipit kooperative financiare.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika