PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 1 ) Shiko komentet

Pasurite, gjoba 9 zyrtareve te larte


E Hene, 01 Mars 2010

Konflikti i interesave tek zyrtaret e larte te shtetit, beri dje qe Inspektoriati i Larte i Deklarimit te pasurive (ILDKP), te gjobise me 100.000 deri ne 200.000 leke, nente zyrtare te shtetit. Zyrtaret, punonjes te administrates tatimore e doganore, por edhe te institucioneve qendrore e njesive vendore, u ndeshkuan me vleren e kripur te gjobes, pasi u konstatuan se kishin konflikt interesi me punen qe kryenin. Sipas te dhenave te inspektoratit, menjehere pas gjobitjes, 7 prej zyrtareve reaguan pozitivisht, duke marre masat per zgjidhjen e konfliktit te interesave. Nderkohe qe dy prej tyre, Anastas Leka me funksion Keshilltar ne institucionin e Avokatit te Popullit dhe Arben Karafili, doganier ne degen e Doganes Kakavije, ende nuk kane marre masat per zgjidhjen e situates se konfliktit mes funksionit publik dhe interesave private. "Subjekti Anastas Leka ka qene administrator i nje shoqerie me pergjegjesi te kufizuar, veprimtari private qe i ndalohet ne baze te ligjit per konfliktin e interesave. Pavaresisht konstatimit nga ana e ILDKP, ne kundershtim me ligjin, subjekti nuk ka kryer veprimet per shmangien e konfliktit te vazhdueshem te interesit, por ka kaluar nga "administrator" ne "person fizik", gje e cila bie ne kundershtim me nenin 31 te ligjit", vleresoi dje inspektoriati. Nderkohe qe edhe Arben Karafili eshte ne kushtet e konfliktit te interesave pasi, funksioni i tij si doganier bie ndesh me interesat private te nje prej personave te lidhur te tij. "Ky "person i lidhur" zoteron ne menyre aktive pjese ne kapitalin e nje shoqerie qe ka si objekt te aktivitetit te saj tregtim i mallrave te ndryshme industriale, ushqimore, ne vend dhe import eksport, si edhe transport mallrash per vete dhe te trete brenda e jashte vendit, aktivitete qe perfshihet ne sferen e veprimtarise se subjektit", vleresoi ILDKP. Deri ne diten e sotme, Inspektoratit te Larte nuk i rezulton te jene kryer veprimet e duhura nga zyrtari per shmangien e konfliktit te vazhdueshem te interesit.




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika