PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 7 ) Shiko komentet

Paloka: Rama po sillet si pengmarres


E Hene, 01 Mars 2010

Deputeti i Partise Demokratike, Edi Paloka, akuzoi dje kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama se po sillet si pengmarres, referuar te gjithe sjelljes se tij politike qe prej perfundimit te zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare. "Nuk ndryshon dot Edi Rama. Ligji nuk me jep te drejte, votat e shqiptareve nuk me japin te drejte, gjykatat nuk me japin te drejte, atehere une bej protesta, une pengoj integrimin, une nuk i lejoj te liberalizohen vizat nese nuk me jepni ate qe kerkoj une. Kjo eshte sjellja e nje pengmarresi dhe me pengmarresin, ne asnje vend demokratik nuk ka marreveshje, nuk dialogohet", u shpreh deputeti demokrat. Paloka tha se nese Partia Demokratike bie "pre e nje presioni te nje pengmarresi sot, neser do te dale nje pengmarres tjeter dhe do te kerkoje dicka tjeter, dhe historia e ketij vendi mund te shkoje per mbrapsht". Sipas tij, kryesocialisti "po sillet si nje pengmarres, pavaresisht se nuk eshte realisht ne pozitat e pengmarresit, pasi nuk mban dot gje peng Edi Rama". Ai tha se "kreu i opozites nuk tremb njeri as me protesta dhe as per mungese integrimi". Duke folur per propozimet e ardhura nga Partia Socialist, deputeti i mazhorances u shpreh se vetem ligji dhe Kushtetuta do te prevalojne ne shqyrtimin qe Kuvendi do t'i beje dy draft-propozimeve. Ndonese shprehet se projektligjet, do te shqyrtohen sipas procedures parlamentare, Paloka i kritikoi ato nga ana juridike. "Socialistet, kane paraqitur nje projektligj me te cilin kerkojne qe te hidhen poshte, te gjitha gjykatat, gjykata e apelit, Kolegji Zgjedhor, Gjykata Kushtetuese dhe te krijohet nje komision hetimor, qe te jete siper cdo gjykate dhe do te marre vendim ne baze te ketij ligji te ri, pasi eshte nje ligj qe nuk ka ekzistuar", deklaroi deputeti demokrat. Sipas tij, "qe ne kete moment del qe mazhoranca ka te drejte, sepse po propozojne nje ligj per te hapur kutite, nderkohe qe deri dje kane thene qe ne kemi te drejte ligjore dhe pas ligjit ekzistues te hapin kutite". Ai tha se ne nje te neserme me te tilla grupe hetimore, mund te krijohen te tjera per te liruar Aldo Baren. Megjithate, per zyrtarin demokrat, projektligjet e selise roze do te shqyrtohen ne komisionet parlamentare te Kuvendit. Nga ana tjeter, deputeti i selise blu, u shpreh gjithashtu se nuk ka vend per zgjedhje te parakohshme. Nje tjeter kerkese absurde sipas tij e bere nga kreu i opozites, Edi Rama. "Zgjedhjet e parakohshme behen kur institucionet nuk funksionojne dhe aq me pak qeveria. Tek ne, qeveria dhe institucionet, funksionojne mrekullisht", theksoi Paloka, duke shtuar se nuk mund te behen zgjedhje te parakohshme, vetem sepse e kerkon Skender Gjinushi apo Spartak Ngjela.



VLERESIMI

Deputeti i Partise Demokratike, Edi Paloka, e quajti absurde kerkesen e Partise Socialiste, per te kthyer ne ligj hapjen e kutive te votimit dhe ngritjen e hetimeve qe te dalin mbi vendimet e gjykatave.








Komento artikullin | Shiko komentet (7 komente)
Te Tjera nga rubrika