 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Pas zgjedhjeve te 28 qershorit, PS ndreq gabimet
E Hene, 01 Mars 2010
Denis Dedej
Pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, Partia Socialiste ndreq gabimet e se kaluares per sa i perket menaxhimit te zgjedhjeve nga strukturat e selise roze. Permes grupit te ndryshimeve ne statutin e partise dhe librin e rregulloreve qe drejtohet nga kryetari i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, Gramoz Ruci, jane projektuar ndryshimet e radhes per partine me te madhe te opozites. Burime nga grupi i punes per keto ndryshime bejne te ditur se kane rene dakord qe fillimisht te bejne ndryshime per sa i perket Keshillit Socialist ne rrethe te krijohen ne baze te Zonave te Administrimit Zgjedhor. Gjithashtu mesohet se nga analiza e punes e bere nga zgjedhjet e fundit parlamentare, puna ne Keshillin Socialist te rretheve nuk ka rezultuar edhe aq efikas. Burimet bejne te ditur se ky eshte shkaku kryesor qe me ndryshimin e sistemit zgjedhor te suprimohet edhe Keshilli i Socialist i rrethit dhe ne vend te tij te krijohen ne baze te Zonave te Administrimit Zgjedhor sipas Kodit te ri elektoral. Kjo gje, sipas anetareve te grupit per ndryshimet ne statut do te sillte edhe nje efektshmeri te punes se organizatave socialiste ne rrethe gjate periudhave te zgjedhjeve vendore apo parlamentare. Burime nga ky grup thone gjithashtu se te gjithe anetaret kane rene dakord qe nje ndryshim i tille te reflektohet tek permiresimi i statutit dhe librit te rregullores, per t'i bere ne kete menyre organizatat socialiste me efikase. Ne grupin e punes te ngritur per kete qellim kane qarkulluar dy opsione per ndryshimet e Keshillave Socialist, nje ka te beje me ndryshimin e strukturave ne baze rrethi sic ka qene perpara vitit 2005 dhe e dyta ne baze te Zones se Administrimit Zgjedhor. Kjo e fundit ka marre mbeshtetjen me te madhe, duke bere qe anetaret e grupit per ndryshimet te jene dakord me kete ndryshim, me qellim rritjen e efikasitetit te strukturave socialiste ne rrethe. Per ndryshimet qe do te behen me shume gjasa nga mesi i ketij viti, eshte shperndare edhe nje pyetesor per ndryshimet qe do te reflektohen me organizimin e ri te strukturave. Deputetet socialiste sebashku me kryetaret e organizatave ne te gjithe Shqiperine kane marre pergjigjet e pyetesorit dhe i kane dorezuar ne seline roze. Nje grup pune i ngritur ne Partine Socialiste ka shfletuar te gjithe pyetesoret dhe eshte ne perfundim e siper te raportit qe do t'i dorezohet per shqyrtim grupit te punes per ndryshimet ne statut.
PROPOZIMET
Ne grupin e punes te ngritur per kete qellim kane qarkulluar dy opsione per ndryshimet e Keshillave Socialist, nje ka te beje me ndryshimin e strukturave ne baze rrethi sic ka qene perpara vitit 2005 dhe e dyta ne baze te Zones se Administrimit Zgjedhor.
MBESHTETJA
Ndarja e Keshillave Socialist ne baze ZAZ ka marre mbeshtetjen me te madhe, duke bere qe anetaret e grupit per ndryshimet te jene dakord me kete ndryshim, me qellim rritjen e efikasitetit te strukturave socialiste ne rrethe.
PYETESORI PER PERMIRESIME E NDRYSHIMEVE NE STATUT
1. Cili eshte mendimi juaj per Statutin aktual te Partise ?
• Ka nevoje per rishikim teresor te Statutit aktual, ne kuptimin qe ai te permbaje vetem parimet kryesore te organizimit dhe funksionimit te partise ne nivel vendor e qendror, ndersa rregullat, normat e procedurat e ndertimit, te marredhenieve, te funksionimit te strukturave dhe institucioneve te partise ne te gjitha hollesite te miratohen si rregullore pjese unike e nje Libri te Rregullave te PSSH, nga AK e PSSH duke percaktuar detyrimin e miratimit te ketyre rregulloreve me votim te thjeshte, me shumice te cilesuar dhe me vendimmarrje te zgjeruar?
• Nese po, cilat jane argumentet dhe propozimet konkrete per strukturen e tij?
• Nese jo, ne cilet kapituj ose pjese te vecanta te tij mendoni se duhen bere amendime e rregullime dhe cfare konkretisht? Ka nevoje per amendime dhe rregullime te pjesshme per kapituj te vecante te tij?
2. A ka luajtur rolin e duhur dhe a ka qene efikas ndertimi aktual i strukturave te
partise ne nivel vendor?
A. AS e bashkise/komunes.
• Cfare mendoni e propozoni te permiresohet ne ndertimin, perberjen dhe funksionin e kesaj strukture?
• A duhet te jene pjese perberese te tyre strukturat elektorale ne komunat e bashkite perkatese?
B. KS i rrethit.
• Cfare mendoni e propozoni per kete strukture?
• Mendoni te mbetet sic eshte?
• Mendoni te kthehet ne AS te rrethit dhe si duhet te ndertohet e strukturohet ajo?
• Mendoni te suprimohet KS i rrethit dhe ne vend te tij te krijohen KS i ZAZ ( Pra te krijohen 66 KS te ZAZ sipas Kodit Zgjedhor?
C. Konferenca Socialiste e Qarkut.
• Mendoni te mbetet si strukture ne gjendjen aktuale, me ate perberje dhe ato kompetenca?
• Mendoni se duhet ndryshuar si strukture, si perberje, si kompetenca?
• Si duhet te jete organizimi dhe drejtimi ne nivel qarku?
• Care mendime e propozime konkrete keni?
3. A duhet te kete rregulla te percaktuara ne Statut lidhur me organizimin e
funksionimin e strukturave te partise ne emigracion?
• Nese po, cfare propozimesh e mendimesh konkrete kini?
4. A duhet te kete norma e rregulla te sanksionuara ne Statut, sipas niveleve te
organizimit te saj, lidhur me funksionet elektorale te strukturave dhe pergjegjesite e
tyre ne cdo nivel ne zgjedhjet e pergjithshme dhe lokale?
• Cilat jane propozimet konkrete per secilin nivel te organizimit te partise duke filluar nga
OS, AS, KS, konference qarku etj.
5. Cfare efektiviteti ka sjelle zbatimi i parimit " nje anetar nje vote" ne zgjedhjen e
drejtuesve te partise ne nivel vendor e qendror?
• Te vazhdoje te zbatohet si deri me sot per zgjedhjen e delegateve te Kongresit, te Kryetarit te PSSH dhe te kryetareve te partise te bashkive/ komunave?
• Te zgjerohet me tej aplikimi i tij per zgjedhjen e drejtuesve dhe te perfaqesimit ne nivele te tjera?
• Te aplikohet vetem per zgjedhjen e delegateve te Kongresit dhe te Kryetarit te Partise?
6. A duhet te institucionalizohet mendimi ndryshe, pra oponenca kolektive e
organizuar brenda AK te PSSH dhe ne Kongresin e PSSH?
• Nese po jepni argumentet tuaj.
• Nese jo, a mendoni se ka vend per permiresime ne nenet per lirine e mendimit brenda PS?
• A mendoni se ne Statut duhen parashikuar masa disiplinore shtese lidhur me qendrime te individeve apo strukturave te caktuara, qe dalin ne kundershtim me vendimin politik te Partise?
• Cfare propozimesh konkrete keni?
Grupi i punes per projektime te ndryshimeve ne statutin e partise
Gramoz Ruci
Arben Ahmetaj
Agustin Marku
Bashkim Fino
Blendi Klosi
Damjan Gjiknuri
Erjon Brace
Elvira Shapllo
Et'hem Ruka
Fatmir Xhafaj
Genc Gjoncaj
Ilir Gjoni
Maqo Lakrori
Musa Ulqini
Namik Dokle
Ndue Doda
Rajmonda Gjoni
Saimir Tahiri
Taulant Balla
Grupit per ndryshimet ne statut ka gati propozimet e para per ndryshimet ne struktura
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Topalli, leter Rames per hetimin
- Ruci, sot zgjidhet kryetar i Grupit te PS
- "Mungesa e marreveshjes, nuk eshte per fajin tim"
- NATO: Asnje dyshim per legjitimitetin e institucioneve
- "Amendamenti i SHISH, antikushtetues"
- PS: Oferta jone, Berisha te pergjigjet
- Koci: PS ne Kuvend, besoj nje kontribut dhe jo per rrogat
- SHBA: Pershendesim nderprerjen e bojkotit, nxisim dialogun
- KiE: Opozita, ne Kuvend te marre pjese vazhdimisht
- "Ata qe flasim per krize, te ndryshojne syzet"
- Analistet: Prokuroria mund te beje hetim te thelluar
- Nisma ligjore e PS, per hetimin e 28 qershorit
- Godo: PS te ankohet tek Komisioni i Venecias
- Dade: Vullneti per kutite, s'do te tretet
- PS mbledh deputetet per formatimin e grupit
|
|