PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Beqja: Qeveria e paafte, po varferon shqiptaret


E Hene, 01 Mars 2010

Deputeti i Partise Socialiste, Ilir Beqja, akuzoi dje Qeverine per paaftesi dhe se po varferon shqiptaret. Permes nje komunikimi per mediat, zyrtari lart socialist nisur edhe nga deklarata e bere nga Banka e Shqiperise, tha se Qeveria e drejtuar nga Sali Berisha, fale genjeshtrave, po thellon krizen ekonomike ne vend. "Banka e Shqiperise konfirmon dobesimin e ekonomise shqiptare. Kesisoj permes pohimit te vete guvernatorit te bankes qendrore, zhduket cdo lloj medyshje, se ashtu sic e kemi paralajmeruar prej kohesh qeverine e Sali Berishes, Shqiperia ndodhet ne nje krize te rende ekonomike", deklaroi Beqja. Sipas tij, situata ekonomike prezantohet si alarmante per shkak te thellimit te krizes. Ai tha se planifikimi dhe administrimi i dobet i financave publike gjate vitit te kaluar nuk ka ndihmuar per lehtesimin e ketyre pasojave mbi ekonomine vendase. "Me pak fjale, duke mbetur pothuajse ne vend numero ne terma reale krahasuar me nje vit me pare, kjo Qeveri genjeshtare, e paafte dhe pa vizion, po varferon edhe me tej te ardhmen ekonomike te shqiptareve", vleresoi nensekretari per Programin Politik ne PS. Sipas tij, nepermjet rritjes se tepruar te borxheve, Qeveria po gllaberon edhe ato pak burime kapitali ne keto kohe te veshtira duke i lene sipermarresve dhe familjeve shume pak para te disponueshme per kapercimin e ketij ngerci. Ai tha se te gjitha keto shqetesime serioze per derexhene ku eshte katandisur ekonomia, Partia Socialiste i ka ngritur prej kohesh.










Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika