 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Dade: Vullneti per kutite, s'do te tretet
E Hene, 01 Mars 2010
Denis Dedej
Partia Socialiste rikonfirmoi dje qendrimin e saj per hapjen e kutive te zgjedhjeve Parlamentare te 28 qershorit. Permes nje komunikimi per mediat, sekretarja per Marredheniet Nderkombetare ne seline roze, Arta Dade, shprehu vendosmerine per t'i qendruar deri ne fund kauzes per hapjen e kutive, pavaresisht hyrjes ne Kuvend. Zyrtarja lart socialiste gjithashtu pershendeti vleresimin qe i beri Ambasadori i Spanjes dhe njekohesisht Ambasadori i vendit qe mban Presidencen e radhes se BE, pranise se opozites ne Parlament dhe nismave ligjore te propozuara prej saj. "Ne jemi po ashtu plotesisht dakord me thirrjen e zotit Montobio per klasen politike shqiptare, se eshte ky akt konstruktiv i ndermarre nga Partia Socialiste qe hap nje dritare shprese per arritjen e nje marreveshjeje dhe se zgjidha e krizes duhet te bazohet pikerisht tek nismat ligjore te propozuara nga Partia Socialiste", vleresoi Dade. Sipas saj, "fatkeqesisht, duket se mazhoranca ka vendosur te shperfille krejtesisht vullnetin pozitiv te Partise Socialiste, por edhe thirrjet e partnereve tane nderkombetare per nje zgjidhje sa me te shpejte te kesaj krize qe po rendohet me tej cdo dite qe kalon". Deputetja socialist theksoi se "Kryeministri i Ruzhdies gabon rende nese mendon se kjo krize do te zgjidhet vetiu". Ajo nenvizoi se "kriza politike eshte ulur kembekryq ne Shqiperi dhe kjo krize nuk mund e nuk do te zgjidhet nese nuk plotesohet kerkesa e Partise Socialiste per nje hetim te plote e te hollesishem te zgjedhjeve te 28 qershorit". Per zyrtaren e larte te selise roze, "Partia Socialiste e ka ofruar tashme kompromisin e saj dhe vullnetin e saj konstruktiv, se pari duke njohur rezultatin e dale nga skema e Ruzhdies, dhe se dyti, duke dorezuar ne Parlament nismen ligjore per zgjidhjen perfundimtare te kesaj krize politike permes transparences se zgjedhjeve". "Vullneti i Partise Socialiste per transparencen e plote zgjedhjeve dhe hapjen e kutive as nuk do te tretet e as nuk do te bjerrjet perballe kokefortesise se Kryeministrit te Ruzhdies", u shpreh Arta Dade. Sipas saj, "e verteta tronditese qe po del tashme ne drite mbi kutine e Ruzhdies, qe Sali Berisha aq shume e ka per zemer, vetem sa e shton vendosmerine tone per t'i qendruar kauzes sone te drejt". Sekretarja socialiste theksoi se "Sali Berisha duhet ta kuptoje se Partia Socialiste nuk do te heq dore nga kjo kauze sepse prej saj varet fati i demokracise ne Shqiperi". Ajo tha gjithashtu se "Sali Berisha duhet ta kuptoje se Partia Socialiste nuk mund te heq dore nga kjo kauze sepse ne kete rast skema e Ruzhdies do te kthehej ne mallkimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme ne kete vend". "Nga ana tjeter ne e kuptojme shume mire friken e Sali Berishes nga hapja e kutive, por kjo frike nuk mund te sherbej si nje argument qe Partia Socialiste te heq dore nga kauza e saj. Sfida per Sali Berishen eshte e hapur. Nese ai trembet nga transparenca, kjo eshte humbja e tij e madhe", shprehu qendrimin e Partise Socialiste, Arta Dade.
VULLNETI
"Vullneti i Partise Socialiste per transparencen e plote zgjedhjeve dhe hapjen e kutive as nuk do te tretet e as nuk do te bjerrjet perballe kokefortesise se Kryeministrit te Ruzhdies", shprehu dje qendrimin e Partise Socialiste, Arta Dade.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Topalli, leter Rames per hetimin
- Ruci, sot zgjidhet kryetar i Grupit te PS
- "Mungesa e marreveshjes, nuk eshte per fajin tim"
- NATO: Asnje dyshim per legjitimitetin e institucioneve
- "Amendamenti i SHISH, antikushtetues"
- PS: Oferta jone, Berisha te pergjigjet
- Koci: PS ne Kuvend, besoj nje kontribut dhe jo per rrogat
- SHBA: Pershendesim nderprerjen e bojkotit, nxisim dialogun
- KiE: Opozita, ne Kuvend te marre pjese vazhdimisht
- "Ata qe flasim per krize, te ndryshojne syzet"
- Analistet: Prokuroria mund te beje hetim te thelluar
- Nisma ligjore e PS, per hetimin e 28 qershorit
- Godo: PS te ankohet tek Komisioni i Venecias
- Dade: Vullneti per kutite, s'do te tretet
- PS mbledh deputetet per formatimin e grupit
|
|