"E diela shqiptare" kthen ne skene vellezerit Tukici
E Hene, 01 Mars 2010
Prej vitesh i kane munguar Shqiperise e prej shume kohesh edhe skenes. Jane bij te nje artisti te madh e gjithashtu edhe ata vete kane krijuar emer ne historine e muzikes shqiptare. Vellezerit David e Genc Tukici kane qene kete jave te ftuar ekskluzive te programit "E diela shqiptare" dhe kane rikthyer nostalgji per gjithe teleshikuesit permes ekranit te Televizionit Kombetar Klan. Notat e Gencit ne piano dhe zeri i mrekullueshem i David Tukicit kane marre duartrokitje pa fund, nga publiku i pranishem me salle. Ata kane sjelle disa nga krijimet e tyre me te mira, gershetuar edhe me copeza historie nga fillimet e jetes artistike, por edhe nga e sotmja.
Ndersa David Tukici ka rrefyer pervojen e tij ne Kalabri, mes shqiptareve te vendosur atje, qysh nga koha e Skenderbeut, Genci e ka sjelle Francen ne studio. Sepse bashke me te kane qene te pranishem edhe bashkeshortja e tij japoneze dhe 2 femijet, Nadia dhe Abraham. Por ne jetet e secilit, larg vendit, muzika vazhdon te mbetet kryefjale. David Tukici ndodhet ne Tirane, sepse ne fund te muajit te ardhshem do te vendose ne skene nje pjese operistike, ku natyrisht do te kete edhe suportin e te vellait. E keshtu kujtimet, nostalgjia dhe projektet per te ardhmen jane gershetuar se bashku. Ne kete rikthim te vellezerve Tukici, publiku ka patur mundesine te shijoje edhe nje duet te mrekullueshem te kantautorit Gjebrea me Genc Tukicin, revokim i koheve te shkuara te rinise se hershme kur ata punonin bashke.
Dhe duke perfituar njekohesisht nga rikthimi i kenges Nertila Koka ne Tirane, kenga "Sagapo" eshte kthyer edhe nje here ne gojen e dy artisteve qe e vune ne skene per here te pare: Nertila Koka dhe David Tukici.
Si dita e fundit e javes, e diela kerkon ritem dhe alegri, per te na larguar lodhjen e nje jave qe lame pas dhe per te na ushqyer me energji pozitive per javen qe vjen. "E diela shqiptare" ka gjithcka duhet per te marre kete energji. Te ftuar interesante, debate gjitheperfshirese, muzike, balet, humor, lojera dhe natyrisht prezantues simpatike.
Gjithcka nis me "Pro dhe kunder". Kete jave jane vene perballe njera-tjetres modernia dhe klasikja. Te ftuarit e panelit, te ushqyer edhe nga nderhyrjet e dy moderatoreve kane sjelle diskutime intensive, ku nuk kane munguar as batutat e ndersjella.
Nje tjeter moment interesant ne programin "E diela shqiptare" eshte edhe sfilata per "Tirana Fashion Eeek". Modelet dhe modelet, qe kane kaluar fazen e pare te seleksionimit jane duke zhvilluar fazen e dyte te gares, qe do t'i coje drejt perfaqesimit ne kete event te modes.
Eranda Libohova, mes muzikes dhe emocioneve
Zeri i saj i mrekullueshem eshte i dashur per te gjithe. Prej vitesh ne skenen muzikore shqiptare, Eranda Libohova eshte pjese e atyre kengetareve, qe prekin breza te ndryshem duke qene te preferuar nga publiku ne cdo kohe. Pjese e festivaleve dhe eventeve te rendesishme muzikore ne vend, ajo numeron sot dhjetera bashkepunime me kompozitoret me te mire duke dhuruar kenge qe kane mbetur ne gojen e publikut. Te gjitha keto jane arsye te mjaftueshme per ta pare si te ftuar speciale ne skenen e programit "E diela shqiptare".
Mes duartrokitjeve te gjata e natyrisht e shoqeruar nga band-i profesionist i drejtuar nga mjeshtri Shpetim Saraci, kengetarja ka risjelle ne kujtesen e pub
likut disa nga kenget e saj ne vite. Kane qene aty kenget e festivaleve, fituese te disa cmimeve, duete me Irmen, por edhe krijime me te vona, po aq te suksesshme. Muzika popullore nuk ka munguar ne repertorin e kengetares, sepse ajo i kendon te gjitha. Por Ardit Gjebrea dhe bashkeprezantuesja e tij simpatike Balina Bodinaku, dine t'i mirepresin mysafiret e tyre. Ata nuk vijne ne skenen e te dieles vetem per te kenduar, por edhe per te shijuar surprizat, qe marrin aty.
Permes rrefimit te miqve, kujtimeve te tyre, fotografive dhe videove, publiku ka njohur nje pjese te jetes se Eranda Libohoves. Marredhenia me Irmen, motren tjeter Shqiponja dhe dy vellezerit, emocionet e festivaleve te para, marredheniet me miqte, por edhe dashuria per kafshet kane qene element, qe mbushin jeten e Eranda Libohoves dhe qe ajo i ka ndare me teleshikuesit e TV Klan.