 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
"Femijet obeze, drejt diabetit"
Sonila Isaku
E Hene, 01 Mars 2010
Femijet te cilet jane te shendoshe rrezikohen te preken nga semundja e diabetit. Ky fakt eshte bere i ditur nga Shefi i Sherbimit te Endokrinologjise, Prof.Dr. Fecor Agaci i cili ka pohuar se prinderit duhet te jene shume te kujdesshem me ushqimin e femijeve, duke mos iu imponuar te hane shume por edhe te jene me te kujdesshem me llojin e ushqimit. Sipas tij, te ngrenit ne fast-food-e, pijet me gaz dhe mungesa e aktiviteteve fizike kane shtuar se tepermi numrin e te semureve me diabet. Me konkretisht, Agaci ka pohuar se 3.5 per qind e popullsise jane te semure me diabet. "Arsyeja kryesore e shfaqjes se semundjes se diabetit eshte ndryshimi i menyres se jeteses, ku njerezit ushqehen me mire, levizin me pak, por kane dhe strese psiko-emocionale negative" ka pohuar per Gazeten "Koha Jone", Shefi i Sherbimit te Endokrinologjise, Fecor Agaci.
Semundja
Femijet te cilet preken nga semundja e diabetit, kane pikerisht Tipin nje te tij, i cili nuk ka nevoje per tu kuruar me insuline por me kokrra. Nderkohe per sa i perket zbulimit te semundjes sipas Agacit ajo mund te zbulohet vetem nepermjet depistimeve dhe jo te ngrenit. "Ajo qe une do te keshilloja sot eshte depistimi ne mase i popullsise ne cdo qytet. Nese sot pretendohet se jane 30 mije te prekur nga diabeti shifra mund te jete edhe me e larte, deri ne kater here" ka pohuar Agaci. Sipas tij, ne vitet '80, vetem 0.8 per qind e shqiptareve vuanin nga diabeti, ndersa sot shifra e te semureve eshte me e larte. Po kaq alarmante jane shifrat dhe tek femijet. Mbi 1 mije femije vuajne nga diabeti per shkak te mbipeshes.
Historia
Per shefin e Sherbimit te Endokrinologjise, personeli mjekesor sot po perballet me raste te shumta te femijeve te cilet vuajne nga diabeti tip I. "Shpesh here kemi prinder te cilet nuk duan ta besojne se femija i tyre vuan nga diabeti ne moshe te vogel, duke qene se eshte edhe i shendoshe" thote mjeku i njohur. Per te historite e prinderve te cilet thone se kane femijet shendetshem nuk mund te preken nga semundja. Por per mjekun e njohur keta femije nuk jane te shendetshem por te shendoshe dhe per kete ata preken nga semundja e diabetit. Te njejten histori tregojne edhe mjeket e sherbimit te pediatrise te cilet kurojne edhe pjesen me te madhe te ketyre pacienteve. "Nje cift prinderish nga Korca nuk mund ta besonin se femija i tyre vuante nga diabeti dhe pikerisht per shkak te mbipeshes. Per ta kjo e fundit ishte dicka e mire pasi quanin femijen te shendetshem dhe se ata kishin bere sherbimin me te mire per femijen e tyre" pohojne mjeket e pediatrise. Sipas tyre, pas prekjes se femijeve nga diabeti tip I tek ata shfaqet anoreksi dhe renie ne peshe.
Levizni sa me shume dhe kujdes ushqimin
Mjeket endokrinologe keshillojne te gjithe te prekurit, apo atyre qe ne historikun e familjes se tyre kane pasur persona me diabet, qe te kryejne sa me shume aktivitete fizike. Nje gje e tille rrit mundesine e rregullimit te metabolizmit per te asimiluar sheqernat dhe karbohidratet. Gjithashtu, kujdes duhet pasur edhe me ushqimin. "Sa me shume ushqime me baze perime, shmangni yndyren dhe hani sa me shume fruta", rekomandojne mjeket. Sipas tyre, nje person me diabet, sipas mjekeve, rrezikon shume gjera, pasi kjo semundje ze vendin e pare per verbimet, per azotemine, per abotimet (prerjet e kembeve), per infarkte miokardi, per demtime ne tru, etj. "Diabeti godet kudo cdo organizem, cdo organ, cdo sistem dhe con ne invalidizem, kjo do te thote qe njerezit edhe vdesin para kohe, por me shume invalidizohen", nenvizojne mjeket. Diabeti i padiagnostikuar shkakton demtime te parikuperueshme te eneve te gjakut, sidomos te eneve te gjakut ne sy, duke cuar deri ne verberi te personit te prekur. Te tjera pasoja lidhen me demtimet e eneve te gjakut ne pjeset e kembeve, duke shkaktuar gangrene te gjymtyreve, si dhe demtim te eneve te gjakut ne zemer e deri ne tru, qe cojne deri ne infarktet e zemres.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Problemet me shikimin, 1.850 operacione ne Tirane
- ISKSH, regjister kombetar per kontribuuesit
- Sheshi "Skenderbej", i hapet rruga rigjallerimit
- Shfrytezuan lumenjte, mbyllen 21 subjekte
- Studentet iu vene nota pedagogeve
- Vleresimi i pedagogut, qe nga shpjegimi e deri tek sjellja
- Formularet A1 dhe A1z shperndahen ne shkolla
- "Femijet obeze, drejt diabetit"
- Terhiqet uji, rruget te bllokuara
- Tirana perkujton 200 vjetorin e lindjes se Shopenit
- Drejtoret, mesim 4 here ne jave
- Rekord gjetjesh brenda nje nate ne "Njerez te Humbur"
- Provimet e lirimit, shpallen programet e reja orientuese
- Bie niveli i ujit, rriten permbytjet
- Erozioni demton Bogoven, qyteti nje jave pa uje
|
|