PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 6 ) Shiko komentet

Konfindustria-Qeverise: Te hetohet kontrabanda me Greqine


E Hene, 01 Mars 2010

Duke marr shkak nga dalja e paradisakohshme e te dhenave ne shtypin grek per procesin hetimor te filluar per kontrabandimin e mbi 15 mije mauneve ne nje periudhe te shkurter kohore 4 vjecare ne disa pika doganore ne kufirin ndermjet Greqise dhe Shqiperise, Konfindustria Shqiptare kerkon ndermarrjen e nje hetimi te plote te njekohshem mbi ngjarjen ne fjale edhe nga institucionet e ekzekutivit dhe drejtesise shqiptare. Nese te dhenat e publikuara ne shtypin grek vertetohen, kemi te bejme me nje skandal te permasave te medha dhe me pasoja te renda financiare dhe ekonomike jo vetem mbi Greqine, por para se gjithash per Shqiperine. Pasojat e kontrabandes ne permasa te tilla teper te ndjeshme shfaqen drejtperdrejt ne:- rrenimin e prodhimit shqiptar industrial dhe bujqesor ne perfitim te prodhimeve greke te importit, qe ne kete rast marrin pamjen e politikave te qarta te pandershme te tregtise nderkombetare te ashtuquajtura "dumping", njofton Konfindustria. Eshte fakt i pamohueshem, qe sidomos prodhimi shqiptar ne bujqesi dhe agroindustri eshte ne nivele mjaft te uleta prodhimi si pasoje edhe e konkurrences se eger ne cmim te prodhimeve te njejta te importuara ne vlera financiare. Gjithashtu theksojme se importi i pergjithshem nga Greqia eshte mbi 650 milione dollare ne vit nderkohe qe eksportet shqiptare jane 10 here me pak. Konfindustria vlereson gjithashtu se, ne goditjen rende te zhvillimit ekonomik te qendrueshem te vendit si pasoje e largimit te padrejte dhe te paarsyeshem te parave te shqiptareve jashte Shqiperise si dhe duke drejtuar investimet e shqiptareve vetem ne disa fusha te tejngopura te ekonomise vendore dhe qe behen shkak per nxitjen dhe thellimin e krizave te brendshme financiare dhe bankare


Komento artikullin | Shiko komentet (6 komente)
Te Tjera nga rubrika