Vlerat e nje shoqerie ne riperkufizim
E Diele, 28 Shkurt 2010
(Shenime per librin e Miranda Haxhise “Kur qante Hirushja e Bllokut”)
Nga Dashnor Kokonozi
Per dike qe per arsye te ndryshme nuk mund te ndjeke ne menyre te perditshme zhvillimet kulturore, artistike e intelektuale ne Shqiperi, nuk do te kishte rekomandim me te vlefshem e praktik se sa t'i drejtohej faqeve te librit me te fundit te Miranda Haxhise: Kur qante Hirushja e Bllokut, (botim i Shtepise botuese Ilar) per te marre jo vetem nje informacion te sakte, por edhe nje opinion qe jepet sa me modesti aq edhe me pergjegjesi profesionale.
Libri ka trajten e nje dritareje te hapur nga ku secili, sipas interesit mund te kundroje ate hapesire te botes shpirterore shqiptare, qe i intereson, mund te mesoje mbi nivelin e kultures se komunikimit dhe problemet e mediave ne Shqiperi, per artet figurative dhe zhvillimet letrare, per dramat ne hapesirat skenike dhe ato qe kane ndodhur e ndodhin ne jete, do te njohe portrete njerezish pasionante e me humanizem te pashoq, te cilet kalojne ne menyre pothuaj anonime permes nesh, por do te marre informacion edhe per zhvillimet sociale dhe te pathenat e korridoreve te politikes etj.
Natyrisht te shkruash rreth nje tematike kaq te gjere, te ndalesh e te percaktosh me dore te sigurt te vecanten e individeve te shquar, te shkrimtareve, regjisoreve, piktoreve, por shpesh edhe te personave te panjohur nga publiku i gjere, kjo para se gjithash shtron detyrimin e thelle ti ndjekesh hap pas hapi keto zhvillime, ne te gjithe elementet e tyre te vecante. Pra te kesh ate vesin qe po behet gjithnje e me i ralle midis shqiptareve: pasionin per lexim. E megjithate kjo nuk eshte e mjaftueshme. Nje informacion, sado i perditesuar qofte, nuk mund t'i ofrohet lexuesit pa u analizuar se pari ne teresine e tij nga vete personi qe merr persiper ta shprehe ate publikisht, pa ia nenshtruar ate forces se analizes qe te jep formimi personal.
Titulli i librit te terheq vecanerisht vemendjen per sintetizimin qe i ben nje fenomeni te pashendetshem e pothuaj pervers qe verehet jo rralle ne shtypin shqiptar: hapesira e gjere dhe e paperligjur qe u lihet bemave te individeve qe ishin ne majen e kupoles se regjimit dhe kembengulja e tyre qe te thone fjalen e fundit per natyren e diktatorit apo diktatures. Pra jane te tille njerez te lidhur kerthizerisht me regjimin, qe gjithe jeten kane fjetur ne nje shtrat, te cilin e ndante vetem nje mur nga dhoma e diktatorit, te cilet ne vend qe te shprehin mea culpa, qofte edhe me ze te ulet, cmendurisht nuk lodhen se shpjeguari viktimave dhe gjithe shoqerise se traumatizuar shqiptare, cilesite e larta "humane" te diktatorit, se e keqja nuk ka ardhur prej tij, por prej atyre qe e manipulonin etj., nga te cilet kane vuajtur edhe vete ato qe M. Haxhia i quan "Hirushe".
Kembengul ne vleren simbolike te kesaj gjetjeje (qe ne fakt eshte titulli i nje prej analizave te shumta qe gjenden brenda faqeve te tij), sepse ndryshe nga sa ndodh ne vende te tjera, qe kane patur te njejtin fat historik ne gjysmeshekullin e kaluar, ne Shqiperi degjojme te flitet me fort per fatin e dhendureve dhe te rejave te familjeve te krimineleve se sa per fatin e viktimave, te flitet e shkruhet per dhembshurine ndaj niperve e mbesave te atyre qe e shtyne vendin ne humnere, me fort se sa per ata qe rane ne humnere, per ata prinder qe u ndane egersisht nga femijet, per ato familje e dashuri qe u kalben burgjeve e kenetave.
Pikerisht te tilla arsyetime te vijne vetiu ne mendje tek sheh punen voluminoze qe ju ka dashur te perballoje M. Haxhise ne shkrimin e ketij libri. Por vec analizimit te aneve te dyshimta te shoqerise shqiptare shohim se ne te i kushtohet mjaft vend ndjekjes ne vazhdimesi te atij dimensioni krijues e intelektual te vendit qe shpesh i kalon pa rene ne sy kalimtarit te zakonshem apo edhe atyre qe jane te prirur te shohin rreth vetes vetem nje ligatine sociale e intelektuale.
Nuk eshte fare e habitshme qe autorja ne librin e saj nje vend te vecante i kushton edhe rolit te mediave te ndryshme, te print mediave ne teresi. Ne intervista te vecanta me persona te njohur te kesaj fushe, e shohim ate t'u drejtoje pyetje te tilla, qe ne thelb do te deshironte t'u bente edhe shikuesi i thjeshte i ekraneve qe flasin shqip, si nje menyre per t'u dhene atyre ne dore nje celes per te kuptuar ate proces te gjate pune e krijimtarie, nga i cili ata ndjekin vetem fazen e realizimit perfundimtar; shfaqjen ne ekran.
Natyrisht faqe pas faqeje veren se M. Haxhia nuk eshte e prirur te shohe vetem shkelqimin e asaj bote te cilen duket se e njeh ne thellesi. Sikunder vete publikut te gjere dhe analisteve e sociologeve te shtypit, ajo nuk ngurron te thote fjalen e saj per cilesine e nje pjese te shtypit shqiptar. Keshtu, ne esene: Median e shkruar po e vret mediokriteti, ajo shpreh idene se koncepti i krizes se medias se shkruar, ka brenda krize e fjales se shkruar, kulturen dhe thellesine e argumenteve. Gazetat shqiptare, nenvizon ajo, vuajne antikapin e madh te mungeses se cilesise se fjales se shkruar dhe abuzimin e zakonshem me fjale... Veshtire se ndokush do te ndjente deshiren t'i shtonte gjesendi tjeter ketyre konstatimeve.
Me tej verejme ndjeshmerine e Haxhise per plaget tejet te dukshme e qe rrjedhin ende gjak e dhimbje, qe diktatura komuniste ka lene mbi trupin e Shqiperise. E verejme kete te refleksioni i dridhshem "Jet' trembur se mos vdesi" qe ajo e cileson edhe si reportazh nga ferri, e shohim te pershkrimi i trishtuar, i nje poeti qe iken nga jeta, te buzet e pazeshme te nje poeteje qe vdes ne vetmi etj.
Ne liber gjejme edhe disa nga zhvillimet e skenes se teatrit shqiptar, per punen krijuese te disa prej regjisoreve dhe aktoreve te saj te parapelqyer, per ata fenomenin aq te panjohur e te paimagjinueshem disa vite me pare te sjelljes se personave qe vuajne denimin ne burg ne nje salle teatri etj.
Nje vend te rendesishem ne liber zene intervistat me shkrimtare dhe artiste te njohur, pershtypjet per libra te shumte dhe autore me te cilet ajo ndjehet me afer. Nga gjithe kjo kuptojme se kopshti saj sekret, pasioni i saj i madh mbetet letersia artistike. Ne faqet qe i kushtohet kesaj fushe verehet nje pune tejet e kujdesshme per te dale nga analizat e cekta dhe shtrati i pyetjeve rutine, te cilat shpesh here jane pergjegjese per pergjigje po aq rutine.
Intervista me Kadarene zhvillohet jashte shtigjeve te njohura e aq te perseritura te raporteve te shkrimtarit me diktaturen, biseda me Vath Koreshin synon te gjeje te vecanten e nje autori te tille, qe ka vendin e tij te padiskutueshem ne historine e letrave shqipe, ajo nuk e fsheh adhurimin e saj kur shkruan per Podrimjen, Agollin, per krijues me et rinj si A. Cipa etj.
Mberrin ne faqet e fundit te ketij libri dhe vertet veren se je me afer realitetit shqiptar, se ke te besh me nje shoqeri qe po i largohet se kaluares se saj te trishtuar, se po riperkufizon vlerat e saj, nje shoqeri qe i ka nje sere problemesh te padiskutueshme, por qe eshte teper e nxituar ta shohesh vetem si nje shkretetire shpirterore, si nje toke shterpe, qe prodhon gjithcka vec vlerave shpirterore.
Vlera krijohen cdo dite, por ajo per te cilen kemi me shume nevoje eshte rritja e ndjeshmerise dhe vemendja qe shteti dhe shoqeria duhet t'u kushtoje atyre, heqja qafe e nje ndjenje te trasheguar inferioriteti, rivleresimi i imazhit te vetvetes dhe i krijimtarise se mjkut, artistit e shkrimtarit, qe pershendesim cdo mengjes.